Conte ka zgjedhur tek Barcelona lojtarin e tij perfekt per krahun e djathte por Barca po luan piset
Nelson Semedo rrezikon te behet emri me i nxehte i merkatos se Interit per sa i perket repartit te krahut te djathte.
Mbrojtesi portugez eshte ne skadence kontrate ne vitin 2022 dhe nuk ka arritur ende asnje marreveshje me katalanasit.
Keta te fundit, po tentojne qe ta fusin neper tratativat e tyre lojtarin dhe kshu ka ndodhur edhe ne oferten e tyre per Lautaron tek Interi.
Semedo aktualisht merr 4 milione euro ne sezon tek Barca dhe nuk eshte aspak nje shifer e ulet kjo per klubet e tjera. Ai pelqehet shume nga Antonio Conte per cilesite qe ka.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona deshiron te mbaje premtimin e saj qe eshte bere ne momentin e blerjes qe me rinovimin e radhes, do te kete nje rritje te rroges se tij, por deri me tani nuk ka ndodhur dicka e tille.
Dhe per te, tek dyert e Barcelones kane trokitur shume klube dhe nder to edhe Interi. Zikalterit kane kerkuar informacione per te por menjehere klubi katalanas ka filluar te luaje piset.
Ata nuk i jane pergjigjur me asnje shume kerkeses se Interit, por i kane thene zikalterve qe nese ai futet ne marreveshjen per Lautaron, cmimi per Interin do te jete preferencial.
Normalisht qe kjo nuk ka qene pergjigja qe shpresonte Interi, duke qene se per momentin Lautaro eshte quajtur i palevizshem nga Milano.
Por nuk eshte hera e pare qe Barcelona tenton te luaje piset ne merkato duke perdorur futbollistet e saj ne kete lloj menyre.