Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

375 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ‘kercenon’ lojtaret e tij? “Ndeshje e falur, por i kam paralajmeruar: qe te gjithe do te jene…”

Conte ‘kercenon’ lojtaret e tij? “Ndeshje e falur, por i kam paralajmeruar: qe te gjithe do te jene…”
Inter Club Staff

Nje Antonio Conte shume i zhgenjyer eshte ndalur ne mikrofonat e DAZN pas Inter-Bologna dhe kete gje e ka bere me 90 minuta vonese.

“Ka shume pak per te thene sepse eshte shume e qarte ajo qe ndodhi sot ne fushen e lojes me skuadren.”

“Te gjithe duhet te marrim pergjegjesite tona. Une i pari si tranjer dhe lojtaret pas meje duke qene se ishin ne fushe.”

“Kemi dhuruar nje ndeshje dhe nuk eshte hera e pare. Po ndodh shume shpesh. Me siguri keto situata duhen vleresuar me kujdes per te ardhmen e te gjitheve.”

Penalltia e humbur fiku driten e Interit.

“Me vjen shume e veshtire qe te gjej fjalet dhe ta shpjegoj. Ne 11 kunder 10, je ne avantazh dhe gabon edhe nje penallti, por je ne kontroll te lojes.”

“Nuk eshte hera e pare. Une po i bej disa pyetje vetes dhe duhet qe keto pyetje t’ja bejne vetes edhe lojtaret.”

18 pike te humbura ne situata avantazhi. Si ka mundesi?

“Une jam i pari pergjegjes dhe cdo dite i bej pyetje vetes e kerkoj pergjigje nepermjet punes.”

“Nga ketu e deri ne fund te sezonit paralajmerimi im eshte per te gjithe, edhe per mua: secili prej nesh duhet ta meritoje qe te qendroje tek Interi.”

“Vlen per tranjerin por edhe per te gjithe lojtaret e Interit.”

“Nese ka nje projekt fitues, atehere duhet te kete edhe deshire. Duhet kuptuar nese tranjeri apo lojtaret jane te duhurit per te fituar.”

“Do te jete nje provim per te gjithe nga tani e deri ne fund. Duhet te kerkojme te japim gjithcka cfare kemi. Duke e ditur qe jemi te gjithe ne diskutim.”

A ishte Lautaro gjuajtesi i penalltise i perzgjedhur?

“Jane gjera qe mbeten ne dhomen e veshjes. Detajet spostojne situatat. Uroj qe brenda lojtareve te mi te kete vetem 1% te helmit qe po kalon tani ne venat e mia. Do te ishte nje pike e mire nisje.”

A keni me shpresa per kampionat?

“Pas ndeshjeve si kjo, behet e veshtire. Duhet mbyllur diskutimi Champions sa me shpejt te jete e mundur.”

“Jemi te gjithe ne provim, duhet te tregojme se mund te marrim pjese ne nje projekt fitues. Duke e nisur nga tranjeri e duke e perfunduar te personi i fundit qe punon tek Interi. Kaq e thjeshte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.