Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

517 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte kerkon nga drejtuesit nje Inter XXL: ja kerkesa e ekzagjeruar e teknikut zikalter per Marotten

Conte kerkon nga drejtuesit nje Inter XXL: ja kerkesa e ekzagjeruar e teknikut zikalter per Marotten
Inter Club Staff

Skuadra e Contes ne kete sezon ka qene shume e tkurrur edhe per shkak te demtimeve.

Tekniku i Interit ka pasur nje numer shume te vogel minutash te ardhura nga pankina dhe vetem nje gol nga nje lojtar zevendesues: Bastoni ndaj Lecces.

Duke pare mire, kjo e dhene peshon shume kur mendon se kur te rikthehet futbolli, Interi do duhet te luaje cdo dy dite.

Keshtu, Interi i se ardhmes do duhet ta zgjidhe kete problem me merkaton. Conte deshiron nje Inter XXL, me shume me shume zgjedhje dhe nje park lojtaresh te mire.

Perforcim ne cdo repart per te qene sa me shume kompetitive. Por le ti marrim te gjithe repartet me radhe.

SULMI – “Eksperti ka nje emer: Dries Mertens. Sponsori Lukaku eshte ne aksion dhe Interi eshte informuar per belgun qe ne janar por me pas Napoli dukej ne afer rinovimit.”

“Tani opsioni eshte real dhe ideja e klubit per Mertens eshte shume e ngjashme me ate qe Interi kishte per Sanchez. Mertens nga ana e tij kerkon nje kontrate tre vjecare.”

“Nderkohe, pista Giroud i takon te kaluares tashme edhe pse Conte e deshironte lojtarin me ngulm. Ai ‘ngeli’ ne Londer pas aktivizimit qe Chelsea i beri klauzoles”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

MESFUSHA – “Dihet qe Borja Valero do te largohet dhe qe Vecino eshte ne dyshim te forte. Conte do te kete te pakten 2 blerje ne kete repart. Arthur i Barcelones eshte emri i pare ne listen e Contes, por te mos harrojme as emrin e Tolissos.

Gjithesesi, nderkohe qe emri i pare varet shume nga situata e Lautaros, emri i dyte gjithashtu varet nga nje situate tjeter: ajo per Ivan Perisic. Por ne Barcelone ndodhet edhe Arturo Vidal, nje tjeter emer qe i pelqen Interit.

Ne krah pelqehet Emerson Palmieri qe tani e gjithmone nga Conte dhe ky eshte nje emer mjaft i kuotuar ne ambjentet zikalter. Me pas, nga krahu i djathe emri mbetet ai i Federico Chiesa.

MBROJTJA – “Pastaj e ka radhen ne fund reparti qe ka me pak nevoje se te gjithe per prekje. Por Godin eshte ai qe do te largohet me siguri ne fund te sezoni.

Ai do te zevendesohet (te pakten keshtu thone shumica e mediave) nga Kumbulla. Nderkohe, kujdes edhe Vertonghen i cili eshte ne skadence kontrate me Tottenham”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.