Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte kritikon ashper Sensin pas ndeshjes: “Une nuk e dua kete Sensi. Ja kam thene. Dua ate…”

Conte kritikon ashper Sensin pas ndeshjes: “Une nuk e dua kete Sensi. Ja kam thene. Dua ate…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur edhe per disa gazetare te pranishem ne konferencen per shtyp pas Cagliari-Inter, vetem pak minuta pasi ai ka dhene intervisten e tij per DAZN.

“Cragno sot ka qene me i miri ne fushen e lojes. Kemi bere nje pjese te pare te mire, por ai ka qene nje i madh sot.”

“Ne te vetmin rast qe kemi pesuar, Sottil ka shenuar nje gol teper te bukur. Mund te na kishte futur ne nervozizem, por nuk ndodhi keshtu.”

“Djemte e mi kane qene teper te zotet qe te qendronin ne loje dhe te kapeshin fort pas deshires se tyre per te bere rezultat.”

“Nje sezon i ri per Interin? Sot eshte fitorja e katert radhazi e zikalterve. Ne kampionat Interi ka qene dhe eshte gjalle.”

“Pa fitore, nuk do te kishim piket qe kemi ne klasifikim. Duhet te punojme shume dhe te flasim pak.”

Sensi titullar?

“Varet vetem nga ai kjo. Nese ai kap perseri formen qe kishte vitin e kaluar, patjeter. Por une nuk e dua kete Sensi tani, sepse eshte jashte forme.”

“Por sot ka bere nje hap te vogel. Sensi qe une njoh eshte shume larg nga ky qe shohim tani. Vjen nga nje vit totalisht i turbulluar.”

“Duhet qe te kryqezojme gishtat dhe te shpresojme qe te kete vazhdimesi. Duhet te punoje. Dua te shoh Sensin e sezonit te kaluar, jo Sensin pergjysme dhe me frike.”

Faj te goli nga ana e Handanovic?

“Gol shume i bukur i Sottil. Ka qene nje gjuajtje ne ajer, topi eshte ngritur. Kete gol dikush e ben njehere ne njeqind here.”

“Komplimente Sottil qe eshte nje lojtar shume interesant. Barella? Nicolo dy vite me pare ishte ketu dhe tani po rritet.”

“Eshte nje lojtar shume i mire qe mund te behet akoma edhe me i mire per Interin dhe per kombetaren tone italiane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.