Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

729 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ne presing per Ranocchia, por nese ai do te ndjeje besimin e shoqerise do te kemi rinovimin. Alternativa…

Conte ne presing per Ranocchia, por nese ai do te ndjeje besimin e shoqerise do te kemi rinovimin. Alternativa…
Ardi Deda

Inter eshte duke u marre, tashme prej kohesh, me situaten kontraktuale te Ranocchia. Sipas Gazzetta dello Sport, situata midis mbrojtesit dhe shoqerise zikalter, mund te jete me e qarte, por nderkohe duhen regjistruar levizjet perreth mbrojtesit zikalter. Para se gjithash duhet kujtuar qe Ranocchia mbetet i perkedheluri i Antonio Conte, gje e cila nuk ka qene kurrre nje mister dhe eshte e njohur tashme qe tekniku ka qene gjithmone nje admirues i tij. Pasi e ka trajnuar si tek Bari dhe tek Arezzo, tekniku po shtyn Marotta dhe Paratici te provojne nje mesymje per mbrojtesin e Interit, per ta marre per sezonin e ardhshem, por Inter nuk duhet te shohe vetem bardhezinjte edhe sepse ne te kaluaren, skuadra kalibri si Bayern, Atletico Madrid dhe Roma kishin kerkuar informacione. Tani, me shume se nje projekt terheqes, Ranocchias mund ti interesoje pjesemarrja ne Champions dhe mundesia per tu trajnuar nga nje teknik (Conte), qe do ta mbronte pak me shume se sa eshte mbrojtur keto vite si zikalter. Edhe pse ka bere autokritike, mbrojtesi qendror ndonjehere eshte ndjere se eshte marre pak ne konsiderate nga Mazzarri. Nga ana tjeter, Ranocchia nuk pretendon fanellen e titullarit por besimin e duhur dhe fakti qe Inter mund ta shohe ate si kapitenin e ardhshem, mund te ndikoje shume ne rinovimin e tij. Alternativa? Inter nuk do ta shese per te pakten 10 milione euro dhe mungesa e rinovimit mund te nenkuptoje nje vit “denimi”, me rrezikun qe pas 12 muajsh Conte te largohet nga Torino…

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.