Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk eshte dakord: “Meritonim finalen, kemi dominuar ndeshjen e pare dhe kete. Jam shume i kenaqur me…”

Conte nuk eshte dakord: “Meritonim finalen, kemi dominuar ndeshjen e pare dhe kete. Jam shume i kenaqur me…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, tekniku i Interit ka folur per mikrofonat e Rai Sport pas eleminimit te zikalterve nga Kupa e Italise. 

“Ne dy ndeshjet qe kemi luajtur kemi merituar shume me shume nga sa kemi marre. Sot kam shume pak gjera per ti kerkuar djemve, eshte rruga e duhur.”

“Eshte futbolli qe duam te bejme, te dominojme ndeshjen. Kemi krijuar shume, mund te kishim qene me te keqinj para portes. Por kam pare nje Ospina qe ka bere gjera te cmendura.”

“Goli i shenuar erdhi nga dicka qe mund ta evitonim. Jam i lumtur ama me djemte, rruga eshte ajo qe kerkojme: futbolli ai qe duam te luajme, ne e kemi bere ndeshjen. Kemi pesuar nje gol ama qe na le pak shije te hidhur ne goje.”

A ju ka munguar freskia tek Lukaku dhe Lautaro?

“Une e shoh goten gjysme plot: kemi krijuar shume, ka pasur shume pritje te Ospina qe per mua ka qene me i miri ne fushe.”

“Mund te permiresohesh gjithmone: por nuk kam asgje per ti terhequr veshin djemve sepse ndeshja ishte e nje niveli te larte dhe nje deshire te larte gjithashtu.”

“Kemi bere gjithcka qe kemi proviuar ne stervitje. Kerkojme qe te permiresohemi akoma me shume por jam i lumtur. Me vjen keq per djemte, e meritonin te luanin ne finale.”

Mendon se eshte nej problem Lautaro perpara apo edhe mesfusha ishte poshte nivelit te zakonshem?

“Une jam i lumtur me paraqitjen: Napoli ka luajtur e mbyllur per te mbrojtur dhe per tu rinisur ne kunderrsulm. Keto situata nuk te japin shume mundesi te gjesh rrugen e golit.”

“Por ne arritem te shenojme shume dhe mesfushoret kane bere nje loje te mire. Eriksen po integrohet, po punojme dhe rezultatet shihen. Nuk ishte e thjeshte, statistikat ama flasin per nje skuader qe ka dominuar.”

Te goli i Mertens nuk kishte asnje mbrojtes.

“Ne goditjet e kendit pozicionet jane ato te duhurat. Pastaj aksioni zhvillohet dhe ne humbasim pozicione. Ndonjehere ndodh dhe ndonjehere e paguan.”

“Me vjen keq, sepse keto detaje bejne diferencen. Kemi ende shume rruge per te bere, por kjo eshte rruga e duhur: Interi ka bere nje ndeshje te mire shume.”

“Te dominosh me nje skuader si Napoli eshte dicka e rendesishme. E meritonim kualifikimin por jane zhgenjime qe duhet te na shtojne inatin per tu rritur akoma me shume.

A mungoi personaliteti?

“Keto jane kendevshtrime dhe ndonjehere rezultati sjell kritika. Une jam tranjeri ama dhe jam i lumtur sepse eshte rruga qe duam te ndermarrim: nje skuader agresive qe ka gjuajtur 17 here ne porte.”

“Keto jane fakte, ata kane gjuajtur vetem dy here ne porte. Kemi pasur 60% mbajtje topi. Komplimente Napolit, por une bej analiza shume kritike: nga ana e paraqitjes jam shume i lumtur, e meritonim kete finale.”

Eriksen tek 3-5-2 duhet te rritet akoma?

“Kemi luajtur me nje 3-4-1-2 sot dhe ai ka luajtur pas dy sulmuesve: eshte nje tjeter sistem. Ost Eriksen ishte pas sulmuesve dhe kishte nje referim te qarte qe ishte Demme.”

“Kemi luajtur ne menyre te ndryshme. Trekuartisti ka nje referim: ai nuk duhet te beje metra shume por ai vrapon per 12-13 kilometra pa problem.”

“Jam shume i lumtur me te por mbase kam pare nje ndeshje tjeter. Ai ka luajtur shume mire dhe ka qene vendimtar per Interin.”

“Mund te kishte shenuar edhe nje gol: me duket nje note pozitive per te sot. Kemi gjetur nje nje zgjidhje ad-hoc per te qe te kemi formacionin me te mire te mundshem per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.