Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,105 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet: “Hakimi tek Interi me mua do te behet me i miri ne bote. Eriksen? Une zgjedh…”

Conte nuk permbahet: “Hakimi tek Interi me mua do te behet me i miri ne bote. Eriksen? Une zgjedh…”
Inter Club Staff

Pas fitores 3-1 ndaj Bolognes ne San Siro, Antonio Conte ka folur per DAZN menjehere duke u ndalur te disa tema te rendesishme.

“Goli i Bolognas ka ardhur ne nje menyre te papritur. Mund te benim me mire. Ndonjehere i hapim ndeshjet ne momentet ku jemi duke dominuar.”

“Vinim nga disa eksperienca te keqija. Shume mire qe u pergjigjem direkt. Sot ishim te vendosur, te kujdesshem.”

“Djemte e dine qe duhet ta mbajne perqendrimin shume te larte sepse ne kete menyre eshte shume e veshtire te luash kunder Interit.”

“Por nese e leme nje cast perqendrimin, e pesojme direkt.”

Ne ndeshjet e fundit, pertej ndryshimit te modulit, keni filluar ta prisni pak me shume kundershtarin. Kjo per te gjetur ekuilibrin e duhur?

“Ne ndryshim me vendet e tjera, ne Itali luhet nje futboll shume taktik. Kemi provuar edhe sot qe te bejme momente presioni te larte.”

“Po punojme mire, po kerkojme nje ekuiliber. Presioni i larte duhet te jape frute dhe rezultate, pikerisht si vitin e kaluar. Por ne te njejten kohe, kundershtaret te studiojne dhe dine si te sillen me ty kur perballen.”

“Gjeja me e mire eshte te kemi ekuiliber. Ne te dyja fazat. Ne po punojme dhe mendoj se jemi me kompakte, me te sigurt. Po bejme dicka te mire tani.”

Cfare me thoni per Hakimi?

“Po flasim per nje djalosh qe eshte 20 vjec, qe ka bere vetem dy eksperienca deri me tani. E perseris: ne Bundesliga luhet nje futboll me pak taktik, te studiojne me pak.”

“Hakimi po punon, e ka kuptuar se cfare diference ka te luash ketu ne Itali. Ai duhet te punoje, ka marzh permiresimi teper te larte.”

“Ai ndodhet ne skuadren e duhur dhe me tranjerin e duhur per tu bere me i miri ne bote. Mund te behet nje specialist ne ate rol, nje nder me te fortet.”

“Por e perseris: duhet te punoje shume. Keto ndeshje te bejne te fitosh shume besim qe ndonje gabim ne te kaluaren i kishte hequr pak.”

Po Lukaku, a mund te rritet akoma me shume?

“Sipas meje po. Une e kisha cilesuar si nje diamant te rralle kur erdhi ketu. Ai erdhi per shkak te kualiteteve te tija, nderkohe tani po punon per tu bere nje nga me te miret ne bote.”

“Eshte ne rrugen e duhur, ai ka gjithcka: kualitete fizike, ka vrap per fushe te hapur. Ka gjithcka qe duhet.”

“Nje lojtar futbolli ameriken ne futbollin tone. Kam insistuar shume per te, jo vetem tek Interi por edhe ne te kaluaren.”

“Nga ky kendveshtrim eshte unik. Jam shume i lumtur per te, po ashtu edhe per Lautaro dhe Sanchez.”

“Alexis duhet te jete me deciziv, te beje ndonje gol me shume, por te mos harrojme se vjen nga dy vite ku nuk ka luajtur fare futboll.”

“Tani po rifiton besim dhe fusha po i jep mundesi te rikthehet. Por ka momente kur ai hyn nga pankina dhe te ndryshon lojen.”

Si eshte raporti yt me Eriksen?

“Eshte nje raport shume i mire, ashtu si me te gjithe. E nuk lodhem se perserituri: une gjithcka qe e bej, e bej per te miren e Interit.”

“Kur zgjedh nje lojtar, gjeja e fundit qe shoh eshte emri mbi shpine dhe fytyra qe ka.”

“Une bej zgjedhjen time nga kembet te qafa, pa i pare fetyren. Christian po punon shume dhe eshte ne dispozicion te skuadres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.