Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet: “Ju nuk shikoni aspektet pozitive te ketij Interi. Flisni per 20 pike te humbura, por nuk llogarisni…”

Conte nuk permbahet: “Ju nuk shikoni aspektet pozitive te ketij Interi. Flisni per 20 pike te humbura, por nuk llogarisni…”
Inter Club Staff

Pas perfundimit te Hellas Verona-Inter, Antonio Conte ka folur per mikrofonat e Sky Sport duke komentuar keshtu ndeshjen.

“Nga ana e impenjimit, nga deshira, vullneti, nuk kam asgje cfare ti them djemve te mi. Kemi luajtur kunder nje skuadre qe armen me te mire te saj ka ritmet e larta.”

“Interi i eshte pergjigjur ne fushe kudo. Mbetet vetem nje peng: qe kemi pesuar gol 5 minuta nga fundi pas nje rivenie anesore.”

“Me vjen keq per piket qe po leme rruges, por nuk kam asgje cfare i them skuadres. Merituam te fitonim ndeshjen.”

Skuadra ka humbur 20 pike nga situata avantazhi. Si e komenton?

“Ju nuk shikoni aspektet pozitive te ketij Interi. Flisni per 20 pike te humbura, por nuk llogarisni qe eshte bere nje pune e rendesishme.”

“Po punojme shume dhe besoj se shihet kjo gje, por statistikat te bejne te reflektosh. Na shtyjne per tu permiresuar me shume.”

“E dime te gjithe qe kemi humbur pike rruges. Por eshte dicka pozitive qe kemi kaluar ne avantazh ama. Do te flisnim per nje klasifikim tjeter pa keto 20 pike te humbura.”

Lukaku?

“Ka pasur nje problem me shpinen, prandaj e hoqa. Duhet te verifikojme gjithcka me mjeket, shpresojme te mos jete demtuar. Eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne.”

Skuadra vazhdon te mos kete vazhdueshmeri brenda ndeshjes. Si ka mundesi?

“Duhet te jemi te zotet qe te menaxhojme me mire disa situata. Eksperienca mund te sjelle nje permiresim ne kete sens. Shume here futemi ne tunel ne menyre shume te thjeshte.”

“Pasi them kete, Verona ne pjesen e dyte ka goditur vetem nje here ne porte dhe ka shenuar nje gol. Po punojme shume. Thone se une kritikoj gjithmone, por kur e bej, e bej ne menyre konstruktive per te permiresuar. Djemte e dine kete gje.”

Cfare i duhet Interit per sezonin e ardhshem?

“Nuk pergjigjem, sepse ndryshe do te me masakroni. Eshte nje loje qe juve ju pelqen, por ne kete moment mua jo.”

“Nese do te them dicka, do e them ne fund te vitit kur te bejme disa vleresime. Nese ka dicka per te thene, do ja them klubit tim.”

“Te gjitheve i pelqen te fitojne, por duhet kuptuar nese je afer apo larg se fituarit. Mbase dikush e mendon ne nje menyre e dikush ne nje menyre tjeter.”

Futja e Eriksen i ka hequr ekuiliber skuadres?

“Nese shikoni numrat, do te gjeni nje Inter qe pas rifillimit te Serie A ka mbajtjen me te larte te topit dhe koeficentin me te larte te rrezikshmerise.”

“Kemi bere me shume gola se te gjithe. Por kemi pesuar gjithashtu shume. Ky eshte nje diskutim tjeter. Mund te flasim per ate qe duam, por ne fund kane rendesi rezultatet dhe ne kemi falur pike me Sassuolo, Bologna dhe Verona. Djemte ama po japin gjithcka: kemi te mira dhe difekte. Po punojme per te nxjere jashte maksimumin ne cdo situate.”

Sanchez do te beje pjese tek Interi i se ardhmes?

“Nuk me intereson sot viti i ardhshem. Kemi per te perfunduar nje kampionat ne menyren e duhur. Pastaj do bejme vleresimet. Do i bej une bashke me drejtuesit. Per vitin e ardhshem nuk me intereson te flas.”

Eriksen duhet te beje kapercimin e kualitetit?

“Pas rifillimit te Serie A ka bere shume ndeshje. Eshte nje lojtar qe po rritet. Po kerkojme ta fusim ne skemat tona.”

“Mendoj se edhe Borja Valero po ben gjera te medha, edhe sot ka qene i rendesishem per ne. Bejme rotacione sepse eshte e rendesishme ti kesh te gjithe ne dispozicion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.