Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet: “Lexoja se Interi duhet ta largoje tranjerin, lojtaret jane deshtake: tani jane…”

Conte nuk permbahet: “Lexoja se Interi duhet ta largoje tranjerin, lojtaret jane deshtake: tani jane…”
Inter Club Staff

Nuk e ka fshehur aspak lumturine e tij Antonio Conte qe ne fund te ndeshjes ka festuar perseri si i cmendur fitoren.

Ai eshte ndalur perpara Sky Sport dhe ka komentuar keshtu: “Ka qene nje festim qe doja ta beja me lojtaret sepse ishte e drejte pas asaj qe ata kishin bere ne fushen e lojes.”

“Ne nje jave kemi luajtur tre here dhe kemi fituar po tre here. Eshte gjeja me e bukur te festojme te gjithe bashke ashtu.”

“Te transferosh gezimin tend dhe ndenjat e tua ne nje moment si ai jane dicka shume e bukur. Jam i lumtur si ata.”

Interi eshte skuadraqe fiton te 11 ndeshjet e para te fazes se dyte. A ndihesh afer fitimit  te Skudetos tani?

“Me siguri qe sot ishte nje ndeshje qe vlente dyfishin e pikeve. E dinim shume mire se cfare objektivi kishim qe ne fillim.”

“Shume atlete jane ne gare per kete. Sot kemi pasur perballe nje kundershtar qe beri gjithcka qe te na merrte pike neve.”

“Sot kemi luajtur shume mire por goli vonoi te vinte. Kjo do te thote se ne arrijme te fitojme ne cdo menyre dhe e gjejme golin atehere kur duhet.”

“Sot Cagliari kishte gjithcka per te humbur prandaj nuk ishte e thjeshte te kishim perballe Joao Pedro dhe Pavolettin.”

Dukesh i merzitur, pse kshu?

“Une jam shume i lumtur per rrugetimin qe po bejme dhe ate qe kemi bere vitin e shkuar te cilen nuk duhet ta harrojme.”

“Nje dhjete vite ne Itali nuk ka pasur histori, duke qene se Interi ne vitet e fundit dhe ka ndryshuar shume.”

“Por ne nje vit e gjysem, ne kemi arritur te kthejme gjithcka ne favorin tone. Lexoj keto dite shume per rendimentin ne Champions League.”

“Keta e harrojne se ne kemi luajtur ne finalen e Europa League vjet dhe nuk shoh skuadra italiane qe kane bere me mire se sa neve?”

“Ne po bejme dicka te jashtezakonshme per numra dhe per kohen. Por mua me ishte kerkuar qe te arrija rezultate ne tre vite, vjet desh fituam Europa League dhe kete vit po i afrohemi nje endrre.”

“Kane qene shume ata qe kane enderruar qe une dhe Interi te deshtojme. Te mos e harrojme kete.”

Nese do te kishin thene se pas javes se 11 te fazes se dyte do te ishe i pari ne +11?

“Nje qe me njeh mire mua e di qe varka ime arrin gjithmone ne port. Une uroj qe te arrije edhe kesaj radhe, ndeshjet po behen gjithmone e me pak dhe gjithcka po afrohet.”

“Gjithesesi, objektivi duhet kapur ende. Mendoj se shume kritikat ndaj skuadres e kane bere edhe me te forte kete Inter.”

“Lexoja qe tranjeri duhej nderruar, qe lojtaret ishin deshtake. Keta qe jane ne vendin e pare. Por te presim edhe pak, mungojne edhe disa hapa. Duam te vazhdojme te bejme mire ashtu si kemi bere deri me tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.