Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet ne konference: “Problemi i ketij Interi jam une! Askush te mos guxoje te preke…”

Conte nuk permbahet ne konference: “Problemi i ketij Interi jam une! Askush te mos guxoje te preke…”
Inter Club Staff

Pas fitores se njembedhjete te dielen e kaluar ndaj Cagliarit, perballe Interit ne javen e 31 do te jete nje kundershtar si Napoli ne transferte dhe qe eshe ne gare per nje vend ne Champions League.

Antonio Conte ka folur pak me pare ne konferencen per shtyp dhe keto jane fjalet e tij te plota ku ai eshte treguar edhe shume i ashper me kritikat.

Cfare ndeshje duhet te presim diten e neserme?

“Nje ndeshje impenjative. E dini shume mire qe une Napolin e kam vene gjithmone ne nje nga dy-tre skuadrat qe mund te luftonin per te fituar Skudeton.”

“Une e njoh shume mire vleren e skuadres e Gattusos. Ai eshte nje tranjer shume i zoti. Na pret nje ndeshje teper e veshtire.

Sa nevrikoseni kur dikush thote se Interi mund te mendoje per te mbajtur barazimin neser?

“Nuk eshte ceshtje nevrikosem apo jo, por eshte ceshtje qe njerezit duhet ta kuptojne se ne kemi nevoje pre sa me shume pike.”

“Do te shkojme ne Napoli per te luajtur ndeshjen tone, ashtu si do te bejne edhe ata. Do te kerkojme fitoren.”

“Pastaj do te shohim rezultatin. Nuk mund te bejme llogari sepse ne eksperiencen time nuk mendoj se eshte dicka e duhur. Do te kthehej ne delir pastaj.”

Sa te kane bezdisur kritikat ndaj Interit.

“E kam kuptuar se une jam problemi pavarsisht se cfare ndodh. Por ne rregull. Jam une problemi i ketij Interi. E rendesishme qe askush te mos me preke Interin.”

A ka ndonje rrezik qe deshiron ta evitosh nga tani e deri ne fund?

“Nuk duhet te lexojme shume. Po jepet si i sigurt fakti se ne kemi fituar Skudeton dhe kjo histori ka perfunduar.”

“Eshte nje kurth ku ne nuk duhet te biem. I dime te gjithe sakrificat e bera per te ardhur ne kete pozicion qe jemi sot.”

“Duhet edhe pak sakrifice per te arritur ate enderr qe e kemi te gjithe dhe eshte shume e madhe.”

Cfare mendon per momentin e formes se Napolit dhe situaten e Gattusos?

“Ashtu si e kam thene edhe me pare, Napoli ka nje skuader teper te rendesishme. Nder me te rendesishmet ne A.”

“Ne fillim te vitit kam then se do te luftojne per kampionatin. Rino po ben shume mire, eshte shume i zoti dhe ne e njohim shume mire. Por dihet qe tranjeri eshte i pari qe kryqezohet kur dicka shkon keq.”

“Nuk ka qene nje vit i lehte as per mua. Kur nje lojtar me kerkon keshille nese duhet te behet tranjer apo jo, une i pergjigjem se plakesh me shpejt dhe qe duhet pasion.”

“Ndonjehere edhe kur ben rezultate te medha nuk je as i mire. Pasioni duhet te beje qe te dergoje pertej gjykimeve te drejta dhe e padrejta.”

A medon se ka ndryshuar gjykimi per ty sepse ke arritur te dergosh Interin ne maje dhe ke filluar te behesh nje pike referimi i ketij Interi?

“Mendoj se kane ndikuar rezultatet.”

Lukaku nuk eshte me lojtari qe ka blere Interi edhe fale teje por eshte shnderruar ne nje lojtar shume me te mire. Neser perballe do te kete Koulibaly qe mund ta vere ne veshitresi. Cfare keshille i jep?

“Po flasim per nje mbrojtes qe une e konsideroj si nje nder dy-tre me te fortet ne bote. Nje lojtar shume i forte qe e kam dashur edhe te Chelsea.”

“Nje top qe edhe eshte rritur. Eshte e padobishme qe te prezantoj Koulibaly te Romelu, ai e njeh shume mire.”

“Lukaku eshte rritur shume dhe do te jete nje duel i bukur. Por per te vene kundershtarin ne veshiresi do te duhet te punojme si skuader.”

Ne futbollin modern sa e rendesishme eshte te kesh nje formacion titullar dhe te mos ndryshosh shume?

“Cdo skuader besoj duhet te kete nje identitet te vetin dhe nje sistem loje. Pastaj ka edhe principe ku ti duhet te punosh.”

“Por mendoj se kur punon mbi nje sistem edhe per lojtaret eshte me e thjeshte kur futen, luajne me shume apo me pak.”

“Ata e dine si te sillen nese ke nje sistem. Principet duhet te jene ne cdo sistem. Por sa me shume siguri te kene ata, aq me mire eshte.”

Si eshte Ivan Perisic? Si ka punuar ai? Eshte i rekuperuar? Cila eshte gjendja e Vidal?

“Ivan eshte totalisht ne grup. Ne dispozicion. Vidal po punon me Kolarov per te hequr nje problem qe ka pasur ne gju. Kolarov ka pasur nje problem ne shpine. Uroj ti kem sa me shpejt.”

Eshte Napoli skuadra qe me se shumti ju ka vene ne veshtiresi ne fazen e pare? Cfare ka ndryshuar qe atehere?

“Ka pasur momente kur ti je ne veshtiresi dhe te tjera kur ti i ve kundershtaret ne veshtiresi. Ata kane kualitete.”

“Kane lojtare te zotet per te sulmuar hapsirat. Jane lojtare qe njihen. Luajne bashke. Kane afruar te nje skuader kualitative edhe lojtare si Osimhen apo Lozano.”

“Jane te forte. Ashtu si jane ata duhet te tregojme se jemi edhe ne. Kemi respekt te madh, por do shkojme per te luajtur ndeshjen.”

“Ne fund nuk do te kete rendesi se kush do te impresionoje me shume, por kush ben rezultat. Ne Kupen e Italise kemi humbur 0-1 vitin e shkuar ne San Siro dhe kishim dominuar ne. Ne fund u mbajt mend vetem trofeu qe fituan ata.”

Kjo ka qene intervista e plote e Contes diten e sotme. Falenderojme te gjithe stafin e Inter Club Albania qe ndihmoi ne perkthimin e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.