Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,035 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Jam njeriu me krenar ne bote qe jam tranjer i Interit. Shoh Lukakun dhe…”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Jam njeriu me krenar ne bote qe jam tranjer i Interit. Shoh Lukakun dhe…”
Inter Club Staff

Nje gjysmefinale e Kupes se Italise e fituar ne fushe dhe e kapur prej flokesh, sepse ishte nje ndeshje e zgjidhur nga nje kryeveper e Eriken.

Nderkohe, Antonio Conte ka folur keshtu per mediat pas ndeshjes.

Nje derby shume i lodhshem, deri ne fund. Por pikerisht ne fund erdhi edhe kualifikimi.

“Po, si ne vitin e kaluar. Merite sidomos e lojtareve qe kane interpretuar kete derbi ne menyren e duhur qe nga minuta e pare deri tek e fundit.”

“Nje sfide kunder nje skuadre teper te mire. Milani nuk eshte i pari kot, por sepse e ka merituar dhe une prandaj jam i lumtur qe i mundem.”

Interi dhe Milani afer si vlera?

“Milani ka vlera te rendesishme, e thene kete, 11 kunder 11 ne kishim raste te shkelqyera, por nuk arritem te shenonim dot.”

“Deri te kartoni i kuq, rezultati nuk ishte i drejte. Ne po benim ndeshje dhe kishim krijuar shume, por Milani kishte portierin lojtarin me te mire ne fushe.”

“Pastaj erdhi kartoni i kuq i Ibrahimovic dhe ne nuk kemi pritur shume qe te kthejme ndeshjen. Edhe sot e kemi kuptuar se duhet te jemi me te keqinj ne fushen e lojes.”

“Krijojme shume, por realizojme pak. Prandaj, situatat qe na dalin perpara duhet ti kthejme ne gola.”

Shume momente tensioni.

“Derbit jane keto, nuk jane shetitje. Ne e ndjenim po aq shume sa ata dhe per kete motiv dua qe kete fitore tja dedikoj te gjithe tifozeve te Interit, sidomos atyre qe erdhen per te na pritur sot ne San Siro.”

“Duam ta ndajme me ata kete fitore. Tani le te perqendrohemi te Benevento dhe pastaj do te mendojme per gjysmefinalet.”

A ke folur me Lukaku? E ke kuptuar se pse u tensionua ne ate menyre?

“Sinqerisht jo. Une e kam bere lojtarin, e di shume mire qe mund te ndodhin ne momente te caktuara.”

“Ibra brenda ka ate ndjesine e keqe te fituesit, e prandaj eshte gjithmone keshtu. Por Lukaku ka qene gjithmone i drejte dhe nga kjo ane po rritet.”

“E dime rendesine qe ai ka per Interin dhe te shoh Lukakun te nevrikosur me ben te lumtur…”

Pertej cilesise se individeve, Interi ka nje identitet taktik te caktuar. Cili eshte bilanci qe ben me skuadren tende deri me sot?

“Sinqerisht une nuk dua te bej vleresime, keto ja le te tjereve. Pastaj eshte e paevitueshme qe ne drejtimin tim te kete pritshmeri te larta, por disa harrojne se cdo gje ka kohen e vet.”

“Ne duhet te jemi aty lart, te punojme e te permiresohemi. Djemte po permiresohen. Do te duhet shume pune edhe pse veshtiresite jane te medha.”

“Jam njeriu me i lumtur ne bote qe jam tranjer i Interit dhe qe jam kapo i ketyre djemve qe japin gjithcka per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.