Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

785 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Kemi edhe 13 finale. Askush te mos guxoje qe te…”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Kemi edhe 13 finale. Askush te mos guxoje qe te…”
Inter Club Staff

Nje dopiete e Alexis Sanchez, i cili eshte pare shume ne forme, ka ardhur edhe fitorja shume e rendesishme e Interit sot.

Nderkohe, pas ndeshjes, Antonio Conte ka folur per mikrofonat e Sky Sport per fitoren e skuadres se tij.

Mendoj se e prisje nje ndeshje te tille, cfare vlere ka kur arrihet nje fitore ne kete menyre, ne nje ndeshje te piset?

“Mendoj se nuk ka qene nje ndeshje e piset, por dy skuadrat kane luftuar shume dhe ne na ka buzeqeshur rezultati.”

“Komplimente per Parmen qe ka nje tranjer te madh, qe kerkonte shume gjate ndeshjes. Mendoj se skuadra i ka te gjitha mundesite qe te shpetoje dhe qe te qendroje ne Serie A kete sezon.”

“Te goli i pesuar mund te kishim bere me mire, por eshte normale te pesosh edhe ndonje gol. Ata kane futur nje top ne zone aty ketu dhe Handanovic nuk ka bere ndonje super pritje. Tregon se e kemi pasur ndeshjen ne kontroll.”

Shume i bukur ajo shpulle ndaj Hakimit ne minutat shtese…

“Nuk ishte nje shpulle, e kapa prej koke dhe i thash bravo per nje aksion mbulimi qe solli humbjen e topit nga kundershtari ne fund te ndeshjes. Po e rrit shume perqendrimin, shume mire keshtu.”

Hakimi de Perisic kane bere ate kapercimin e madh per te luajtur ne skuadren tende, a eshte kjo rritja e vertete e Interit?

“Une mendoj se jam shume dramatik, nuk i dhuroj askujt asgje dhe pres deri ne nje pike. Ata e dine shume mire qe ne kemi nje ide, ne fillim eshte skuadra dhe pastaj vjen individi.”

“Nese duam te biem dakord per kete, duhet te mendojne me “ne” dhe kur me “une”. Askush te mos guxoje te beje te kunderten.”

“Une i kam pare djemte qe kane qene te gatshem ta bejne kete gje, edhe Hakimi eshte rritur shume. Me pare harronte te bente fazen mbrojtese.”

“Qendroi disa here ne pankine por tani po e meriton te luaje. E te mos harrojme se Darmian me Genoan ka qene nje nga me te miret ne fushe.”

Si e ke pare sot Sanchez?

“Une fola per te edhe dje, nuk duhet te flasesh shume pasi nje lojtar ka shenuar dy gola. Shume mire atij qe punon dhe ka durim.”

“Ai e di se vetem me pune mund te arrish disa nivele te mira, por tani Lautaro dhe Lukaku e dine nderkohe qe pas tyre eshte direkt ai.”

“Te krijohet kjo situate per ne eshte e rendesishme, te mos harrojme qe per nje vit e gjysem kemi qene perpara vetem me Lautaron dhe Lukaku.”

“Vitin e kaluar kemi pasur Esposito dhe kete sezon Pinamontin. Eshte nje lojtar me prespektive per tu bere i madh.”

“Po i sherben shume qe te jete mete, por do i sherbeje edhe per te ardhmen. Ka potencial per tu rritur, pas ketij viti do te jete shume i forte.”

Me shume Lautaro apo Sanchez per Atalanten?

“Me mire ti mbaj per vete keto zgjedhje. Duhet pare cdo gje, ndeshjet, stervitja. Sigurisht me perpara beja shenjen e kryqit sepse nuk kisha lojtare ne dispozicion ndersa tani jam me i qete.”

“Te gjithe te perfshire, e tregon edhe Darmian ne ndeshjen e fundit. Une jam demokratik, gjeja e fundit qe shoh eshte fytyra.”

Goli i pare nje simbol i filozofise qe ti tashme ja ke ngulitur skuadres.

“Skuadra e di shume mire se kur humbet topi duhet te rekuperohet per 5-6 sekonda, nese skuadra eshte e zonja ta beje kete, atehere presioni duhet te bjere dhe ata duhet te kthehen prapa.”

“Por tani kemi arritur te zgjedhim vete zonat e fushes ku duhet te bejme presing gjate ndeshjes dhe ata vete kane filluar te kuptojne situatat se kur.”

“Nuk ishte e thjeshte sot, Parma u mundua te na thynte ne dysh dhe kerkoi shpesh here top te gjate te Kucka apo Hernani dhe Kurtic. Vlersohet gjithmone ne baze te kundershtarit per te pare ku mund te bejme keq.”

A e ndjeni veten ne vrapim drejt fitimit te kampionatit?

“Jemi ne nje pozicion te mire, ne krahasim me nje sezon me pare, jemi perpara te gjitheve.”

 

“Ka pasur nje permiresim por jane edhe 13 ndeshje deri ne fund dhe ne Serie A cdo ndeshje eshte nje beteje me vete.”

“Mund te lihen pike me te gjithe, prandaj kemi 13 finale per te luajtur dhe ne duam te bejme me te miren tone ne keto ndeshje.”

“Nese do te arrijme ne vend te pare ne fund do te jemi shume te gezuar per kete hap te madh perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.