Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Ju nuk mund te flisni keshtu. Mendoj se futbolli im ka treguar se…”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Ju nuk mund te flisni keshtu. Mendoj se futbolli im ka treguar se…”
Inter Club Staff

Pas suksesit te marre me permbysje ndaj Torinos, Antonio Conte ka analizuar fitoren e Interit per mikrofonat e Sky Sport.

“E cmendur apo jo, nuk me intereson. Une dua te bej analizen time ne menyre shume te kujdesshme dhe sjellja jone ne pjesen e pare nuk me ka pelqyer absolutisht fare.”

“Une kisha kerkuar nje zjarr agnostik, sepse ne mund te flasim per taktike dhe teknike ketu, por ne fund duhet te japesh gjithcka ne fushe per te arritur te rezultati.”

“Ne kemi nje gote te mbushur gjysme plot per pjesen e pare: i kuptoj veshtiresite pas kombetareve, por ne te njejten kohe nuk mund te lejojme keto lloj situatash.”

“Duhet te permiresohemi. Vitin e kaluar e kishim mbyllur me shpejtesi dhe me deshire. Duhet te gjejme keto dy aspekte. Nderkohe, ne pjesen e dyte kemi qene nje gote gjysme plot.”

“Une ndonjehere perdor ‘shkopin’ me te mite, por nese shikon nje pjese te dyte si kjo, e kupton qe ne kete skuader ka zemer, deshire, nerv dhe deshire per te fituar.”

Eshte fitorja e trete me permbysje kete sezon.

“Nuk jemi ende nje skuader e madhe, sepse nje skuader e madhe nuk i jep sistematikisht keto situata ne 12 ndeshje.”

“Duhet te punojme per kete aspekt e qe te behemi nej skuader e madhe. Ndonjehere ka sirena qe na ngacmojne rrugetimin tone, por duhet te tregohemi me te sakte. Vetem keshtu mund ti mundim kundershtaret.”

“Shume e bejne kete gje per te na futur ne veshtiresi, por une pres analiza te ndershme dhe intelektuale kur vjen puna tek Interi.”

Mos ndoshta po i kerkon shume skuadres te luaje prapa, dhe pastaj ben rotacion… Mos jane shume kerkesat per skuadren? A humben karakteristikat e lojtareve te tu? Sepse kur hidhet kapelja ne ajer atehere duket sikur skuadra tregon formen e saj me te mire.

“Ne keto situata ka gjithmone nje vije te drejte ku tregohet rruga e duhur. Duhet te ecim sipas saj. Po levizem, atehere i bie te flasim per thashetheme bari.”

“Une nuk jam nje tranjer i tille. Per cfare e thoni kete? Nuk mund te flisni keshtu sepse futbolli im ka fituar dicka.”

“Une ate qe kam fituar nuk e kam fituar se kam hedhur kapelen ne ajer dhe te behet ca te behet ne fushe.”

“Nuk pranoj qe te jepet dicka e tille per Interin time. Ne cdo situate Interi ve ne loje situata te provuara me pare.”

Por jeni shume te avazhte kur provoni te luani…

“Le te themi se jemi shume te avashte ne fillim. Por me pas rrisim ritmin dhe topi leviz shpejt. Sot tranjeri te jep nje shenje, nuk eshte si me pare kur loja kishte me shume improvizim.”

“Futbolli im nuk eshte ai qe hidhet kapelja ne ajer dhe te futemi ne fushe te behet cfare te behet. Kete ta keni te qarte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.