Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shume i ashper: “Plot gabime arbitrale ndaj Interit? Pse me thoni mua? Duhet te flasi…”

Conte shume i ashper: “Plot gabime arbitrale ndaj Interit? Pse me thoni mua? Duhet te flasi…”
Inter Club Staff

Ne prag te ndeshjes ndaj Parmes, qe do te luhet neser ne oren 18:00, Antonio Conte ka folur perballe pyetjeve te gazetareve direkt nga Suning Training Centre.

FcInterNews ka sjelle keshtu intervisten e plote te tij ndersa Inter Club Albania e ka perkthyer ate ne shqip per te gjithe ju:

Parma eshte mesuar qe te luaje hapur. Mendon se do te jete keshtu edhe diten e neserme?

“Me ndershmeri mendoj se Parma e ka nje fizionimi personale. Skuadrat e Liveranit kerkojne gjithmone qe te luajne futboll.”

“Eshte e paevitueshme qe gjithmone do te kete nje strategji nga pas. Por ashtu e kemi edhe ne me Parmen.”

Si eshte Romelu Lukaku? A ka mundesi qe ta rekuperoni ate per Real Madrid?

“Ka pasur kete problemin muskular ne ndeshjen ndaj Shakhtar dhe ka ndodhur gjate momentit kur ka goditur shtyllen nga goditja e denimit.”

“Qe ne ate moment ka ndjere dhimbje, eshte gjeja e duhur tani ta rekuperojme ne menyren me te mire te mundshme ate.”

“E dini shume mire se sa i rendesishem eshte Romelu per neve, ashtu si gjithe te tjeret, por ai sidomos tani qe mungon edhe Sanchez qe ka nje problem qe nga kombetarja.”

“Me vjen me te vertete keq, edhe sepse ne kete periudhe ne kishim nevoje per te. Po rekuperojme disa lojtare nga Coronavirusi, por kam besim te lojtaret qe kam ne dispozicion qe do te bejne mire pertej mungesave.”

Sanchez nderkohe do te jete ne Madrid? Po Pinamonti eshte gati per te luajtur?

“Edhe Alexis Sanchez nuk eshte gati. Sinqerisht duhet pritur qe doktoret te thone se jane ok per te luajtur.”

“Ndonjehere deshira e madhe per ta pasur gati nje lojtar te ben qe te marresh vendimin e gabuar. Duhet te kesh durim dhe te kerkosh eksperience mbi ate qe ndodh.”

“Mbi te gjitha per lojtaret dhe ashtu si e kam thene, duhet te merren pergjegjesi te medha kur merr vendime te tilla.”

“Mendoj se gjithcka qe ndodh sherben per te fituar eksperience dhe mbi te gjitha, per te ndihmuar lojtaret, mua dhe stafin.”

Per Gagliardinin duhet te presim akoma apo mund te quhet i rekuperuar nga Covid?

“Ajo qe kemi bere me Young mund te habiste, por kemi qene shume te zotet me stafin qe te rekuperonim lojtarin me pare edhe fale punes nga distanca.”

“Kemi kerkuar qe te mbajme lojtarin te rekuperuar nga ana fizike qe nga shtepia duke e ndjekur nga afer.”

“Jane te gjitha situata te rendesishme, sepse nese Young nuk do te kishte ndjekur nje program te caktuar, do te kishte mjaft veshtiresi tani.”

“Ne te njejten kohe e dinim qe ai ishte gati dhe qe Perisic kishte nevoje per nje pushim. Prandaj, jane situata qe krijohen nga problemet dhe qe me punen e duhur i kthen ne virtyte.”

“Gagliardini ndodhet mire, eshte stervitur ne shtepi dhe paramtertat jane te mira. Eshte i disponueshem me te gjitha efektet dhe jam i lumtur qe do ta kem, sepse ne mesfushe dhe ne sulm kemi qene teper te prekur pas kombetareve.”

Me rikthimin e Gagliardinit mund te kalojme Vidal me perpara ne sulm?

“Arturo eshte nje lojtar qe ka arritur nje maturi te rendesishme. Ka pasur eksperienca te medha, kur e kam pasur une ne fillim, ka qene me sulmues.”

“Sulmonte hapsirat dhe zonen. Tani me duket me i maturuar, me me pergjegjesi ne fushen e lojes. Mund ti kerkoj gjithcka.”

“Nese shikoni karakteristikat e mesfushoreve qe kam, te gjithe i kane me shume sulmuese se sa mbrojtese ato.”

“Kjo me ben qe ti kerkon Arturos te mbuloje nje pozite me strategjike ne fushen e lojes por me te jam shume i lumtur sepse na ka sjelle eksperience, personalitet, te qenit te keqinj ne mesfushe.”

“Edhe ai ka luajtur gjithmone, e mbase ka pasur pak frike kete periudhe sepse vinte nga Barcelona e ka lujtur edhe me kombetaren.”

“Por ai eshte pergjigjur ne menyren e duhur, duke na dhene shume. Por ka nevoje per pak pushim, sepse nuk duhet ti marrim shpirtin lojtareve deri ne piken ku ata te mos kene me fuqi.”

Keni pasur shume raste arbitrale kunder, por pas cdo ndeshje nuk e keni komentuar aspak kete fakt as si tranjer po as si klub. Eshte nje zgjedhje e bere vete nga Interi?

“Mendoj se eshte e nevojshme dhe e drejte qe te behen vleresime te caktuara dhe te flasin ne ambjentet perkatese per keto probleme.”

“Drejtuesit mendoj dhe klubi duhet te bejne qe te ndihet zeri. Nuk shkon qe te jete gjithmone tranjeri ai qe flet.”

“Por nga ky kendveshtrim, ne jemi te perqendruar bashke me lojtaret dhe stafin vetem te futbolli. Per te tjerat mendojne drejtuesit. Per episodet negative te arbitrimit duhet te flasin ata.”

Jeni te kenaqur nga rendimenti i Brozovic?

“Jam i lumtur per te gjithe lojtaret sepse i shoh te japin dyfishin ne fushe dhe e kane bere dicka te tille edhe kur skam pasur alternativa.”

“Edhe kur shikoja lodhje ne stervitje, nuk mund te beja ndryshe pa ta dhe i kam kerkuar qe te bejne nje sforco per mua dhe Interin.”

“Nuk mund te mos jem i lumtur me ta. Brozovic vjen nga dy ndeshje teper te rendesishme, e di qe ka marzhe permiresimi dhe une personalisht nuk mund te mos jem i kenaqur nga ai apo te tjeret.”

“Te gjithe po bejne mire, ka disponueshmeri te larte nga djemte.”

Perisic mund te jete nje zgjidhje per ndeshjen e neserme? Po Gervinho, mund te ndihmoje Interin nese transferohet?

“Perisic ka luajtur si sulmues ne periudhen para-kampionat sezonin e shkuar. Ka karakteristika qe mund te luaje edhe si sulmues dhe mund te jete nje alternative e vlefshme ne dyshen e sulmit.”

“Do te kerkojme te vazhdojme ne rrugen qe jemi nisur dhe kemi zgjedhur.”

“Edhe vete Pinamonti eshte rikthyer te Interi, duhet te rritet dhe te haje ‘buke te forte’ e te tregoje se mund te jete nje alternative e vlefshme per Lukaku de Sanchez, duke pare se dhe Lautaro nuk mund te luaje gjithmone.”

“Duhet te jemi te kujdesshem me alternativat dhe vleresimet. Per ate qe na takon neve, flas. Per lojtare te skuadrave te tjera, jo.”

“Gervinho eshte nje lojtar i mire, ka bere gjera te mira dhe kam respekt te madh per te por mbi te gjitha, per lojtaret e mi.”

“Jam i lumtur per ata qe kam dhe spo mendoj per janarin. Po mendoj per neser duke qene se kemi nje ndeshje te forte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.