Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte sulmon per here te pare Juventusin hapur: ish-tifozet e tij cmenden ne rrjetet sociale: “Ti nuk je gje tjeter vecese nje…”

Conte sulmon per here te pare Juventusin hapur: ish-tifozet e tij cmenden ne rrjetet sociale: “Ti nuk je gje tjeter vecese nje…”
Inter Club Staff

Ne deklaratat e post-Roma, tekniku i Interit, Antonio Conte ka derguar sinjale te forta per te gjithe. Por fjalet e tij, i kane djegur me shume Juventusit dhe tifozeve te tyre.

Sepse ne ato fjale, nuk kane munguar aspak thumba per ish-skuadren e tij qe sipas Contes, ne nje menyre apo ne nje tjeter, nderhyn edhe tek kalendari.

Sipas Corriere della Sera, “Deklaratat anti-Juve dhe anti-sistem, kane qene nje strategji e qarte teknikut te Interit per te sjelle ne vemendjen e te gjithe ate qe po ndodh.”

“Conte i ka shpallur keshtu per here te pare “armiq” te gjithe ata qe mundohen ti bejne dem Interit dhe indirekt ka sulmuar edhe Juventusin.”

“Kane qene fjale qe kane gezuar popullin e Interit, por aspak ate te Juventusit ku Conte ka fituar me shume e karrieren e tij.”

“Gjithesesi, Conte edhe pse eshte pare nervoz, ka gjetur kohe te pergezoje djemte e tij per kapjen e Champions League me kater dite ne advance.”

“Edhe pse ajo qe nuk kaperdin dot tranjeri i Interit ka qene fakti se Interi ka pushuar 7 dite me pak ne total ne krahasim me Juventusin.”

“Gjithesesi, fjalet e Contes kane shkaktuar nje stuhi te forte ne mesin e tifozeve te Juventusit.”

“Ata e kane sulmuar ashper tranjerin e Interit ne rrjetet sociale ku sidomos ne Twitter nuk kane munguar as ofendimet.

“Ti nuk je gje tjeter vecese nje tradhetar i ndyre”, thoshte nje nga postimet i bere shperndare me se shumti ne Twitter nga tifozet e Juventusit e ne te ishte foto e Contes me bluzen e Interit duke festuar nje gol si i cmendur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.