Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte po mendon ndryshimin e skemes se lojes ne menyre rrenjesore? Faji eshte i… Nainggolan dhe Perisic!

Conte po mendon ndryshimin e skemes se lojes ne menyre rrenjesore? Faji eshte i… Nainggolan dhe Perisic!
Inter Club Staff

Tek Interi qe sapo ka rifilluar pergatitjet per sezonin e ri, ka edhe dy lojtare te rinj qe nuk mund te lihen aspak menjane.

Lojtare te rinj per kete sezon, sepse ata me pare e kane veshur fanellen e Interit: behet fjale per Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan.

Te dy ata jane rikthyer nga huazimet tek Bayern Munich dhe tek Cagliari, mbeten ne merkato, por qe sipas Tuttosport, nuk mund te konsiderohen me si te ‘padeshiruar’.

Ata mund ti dhurojne Contes kete sezon disa zgjidhje taktike qe mund te jene shume te dobishme.

“Nje Inter ne stil Chelsea per te qene ne gare per titull. Ne krahasim me 14 muaj me pare ku ata te dy ishin te padeshiruar, Interi ka vendosur te mos i jape me ne huazim.”

“Te pakten per tani, sepse deri ne fund te merkatos nuk i dihet. Kjo nuk do te thote se statusi i tyre i pergjithshem ka ndryshuar, sepse klubi zikalter ashtu si e tregon operacioni Godin, ne kete moment do te shfrytezoje cdo rast merkatoje.”

“Por nese nuk vjen ndonje oferte e vlefshme, ata nuk levizin. Zikalterit per secilin nga ata duan te pakten 15 milione euro.”

NDRYSHIMI I SKEMES NE MENYRE RRENJESORE – “Nese flasoim taktikisht, Nainggolan duket nje lojtar i bere fiks per Conten dhe qe mund te luaje ne te tre pozicionet e qendres se mesfushes se 3-5-2.”

“Por ai mund te jape edhe nje kontribut prej trekuartisti tek 3-4-1-2 ose tek 3-4-2-1 qe eshte perdorur edhe tek Chelsea.”

“Po, ky sistem eshte ai qe po mendon Conte dhe qe ka fituar Premier League ne 2016-2017, kur ka pasur ne fushen e lojes dy trekuartiste pas shpines se sulmuesit te vetem.”

“Edhe pse Nainggolan dhe Perisic mund te japin ndihmen e tyre pas shpines se Lukakut per shembull, ne nje sistem qe mund te vere ne dukje edhe njerez si Sensi dhe Eriksen.”

“E gjithcka pa besuar tek Vidal, nje tjeter lojtar qe nuk do te kishte aspak probleme te luante si mezzala ne kete skeme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.