Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

990 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte po mendon qe tani per Lazion: dy ndryshime thelbesore ne formacion, ja 11 qe pritet te luaje

Conte po mendon qe tani per Lazion: dy ndryshime thelbesore ne formacion, ja 11 qe pritet te luaje
Inter Club Staff

Pas ndeshjes te se enjtes ndaj Slavias dhe derbit te luajtur dje me 100 km/h nga Interi, tashme zikalterit po projektojne menjehere ndeshjen e se merkures ndaj Lazios.

Kjo ndeshje do te luhet te merkuren ne darke ne San Siro ne oren 21:00.

Eshte nje tour de force per Interin ky qe vazhdon me Sampdorian ne Genova dhe me pas me Barcelonen ne Camp Nou per te perfunduar me Juventusin ne shtepi qe luhet ne daten 6 tetor ne Meazza.

Shume takime te ngjeshura per Conten por mbi te gjitha shume te veshtira ne leter ku Interi do te duhet te nxjere maksimumin.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, per fatin e teknikut zikalter, Interi do te kete ne ndihme forca te reja te merkuren sepse ai po mendon qe te hedhe ne fushe dy blerje te reja qe nuk kane luajtur akoma nga minuta e pare (njeri nuk ka luajtur fare).

Behet fjale per Alexis Sanchez dhe Cristiano Biraghi. Ky i fundit mund te beje qe Asamoah te rrije nje turn pushim.

Il Nino Maravilla deri me sot ka luajtur vetem 10 minuta kunder Udineses dhe cdo dite qe kalon ai rritet ne formen e tij dhe Conte eshte i kenaqur me kete fakt.

Lautaro duhet te rritet ende si sulmues i dyte dhe Sanchez do te jete pikerisht lojtari qe Conte do te perdore kur nuk do te hedhe ne fushe Lautaron me Lukaku.

Por edhe nese Sanchez nuk do te binde, zikalterit kane edhe nje si Politano ne stol qe ne cdo moment mund te futet dhe mund te beje diferencen. Deri me tani ka qene pikerisht italiani qe i ka dhene Interit nje marsh tjeter sa here eshte futur si zevendesues.

Nderkohe, nga ana tjeter Conte mezi po pret te provoje dyshen Lukaku-Sanchez te cilet njihen prej vitesh dhe mund te jete nje dyshe qe mund te funskionoje vertete mire.

Por pritshmeria per te pare Lukaku-Sanchez eshte shume e larte edhe ne radhet e tifozeve zikalter qe mbase do te kene shansin ta shikojne qe kete te merkure.

Ndaj Lazios nderkohe hapsire edhe per Cristiano Biraghin i cili mund te beje debutimin me bluzen e Interit (debutimin e dyte, sepse ai ka luajtur 8 vite me pare per Interin kur doli nga akademia zikalter).

Conte po mendon qe te lere ne stol Asamoah per te provuar italianin ne kete pozicion. Biraghi keshtu nese riktehhet, do te gjeje nje vend titullari tek Interi pas dy ndeshjesh ne Champions League ne sezonin 2010-2011: 1 minute kunder Twente dhe 90 minuta kunder Werder Bremen.

Por si pritet te luaje Interi ndaj Lazios? 

Sipas Sky Sport, Conte pritet te hedhe ne fushe kete rreshtim:

Handanovic, Godin, De Vrij, Skriniar, Biraghi, Candreva, Vecino, Brozovic, Sensi, Lukaku, Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.