Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Prej 8 vitesh nuk luftohet per titullin, duam ta ndryshojme kete. Zhang i vendosur. Nuk kemi limite.”

Conte: “Prej 8 vitesh nuk luftohet per titullin, duam ta ndryshojme kete. Zhang i vendosur. Nuk kemi limite.”
Inter Club Staff

“Interi per kampionat? Me qetesi…”

Antonio Conte ben shaka keshtu me Paolo Condo ne fillim te intervistes se tij per GQ sot.

“Shiko, bashke me rezultatet qe kam marre dhe duke pare shpejtesine e tyre, tani eshte krijuar ky imazhi i fitoreve. Une krijoj pritshmeri – thote tranjeri i ri i Interit -.”

“Kur une nis nje aventure te re, klubi natyrisht qe pret shume nga une. Lojtaret kane besim se mund te permiresohen, tifozet presin gezime te medha. Kjo do te thote qe duhet te vleresoj me perqendrim ekstrem zgjedhjet e mia.”

“Jam shume i bindur se i jam pergjigjur drejt pyetjes tende. Mund te pranoj se ne fillim do te kemi pak shanse per te fituar, por ne do te japim 100% te forcave tona. Por te pakten do ta provojme me siguri.”

Eshte e thjeshte te kuptosh me pas se sa e rendesishme ka qene prezenca e Marottes per te zgjedhur Interin: “Ka ndihmuar shume – thote Conte -. Ka qene nje konfirmim i ndjesise qe kisha prej se largu.”

“Marotta eshte nje drejtues qe ka fituar shume, nese ti e kerkon ne te njejtin minut qe ai largohet nga ish-skuadra e tij, do te thote se ke qellime te forta per te fituar.”

“Le te flasim qarte: me perjashtim te ndonje rasti te rralle, jane tete sezonet ku Interi nuk lufton per majen e klasifikimit. Interi deshiron te ndryshoje kete gje. Nga menyra se si po levizin gjerat, shihet deshira per te luftuar per gjerat qe ja vlejne. Nuk me ka bindur vetem Marotta.”

“Kur kam folur me presidentin Zhang me ka prekur me bindjen dhe deshiren e tij. Edhe Ausilio i ka idete shume te qarta. Interi eshte nje klub ambicioz ku te gjithe deshirojne te shkojne tek i njejti drejtim. Koncepti i pare qe duhet te transmetoj? Mund tja dalim, nuk kemi limite…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.