Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

611 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, revolucion total ne krahun e majte: i sigurt largimi i dy lojtareve!

Conte, revolucion total ne krahun e majte: i sigurt largimi i dy lojtareve!
Inter Club Staff

Interi eshte gati te revolucionoje baterine e lojtareve te krahut te majte. 

Nese ne kete sezon, Kwadwo Asamoah dhe Cristiano Biraghi plus ardhjen e Ashley Young kane qene lojtaret e Antonio Contes ne kete repart, duket se shume gjera do te ndryshojne ne sezonin e ardhshem.

Per momentin, i vetmi i sigurt qe do te beje pjese ne skuadren zikalter eshte ai qe ka ardhur i fundit nga Anglia.

Young i ka hequr te gjitha dyshimet qe ishin afer tij per sa i perket moshes (do te mbushe 35 vjec ne korrik).

Lojtari dhe drejtuesit kane vendsur qe ta nderojne duke i dhene edhe nje kontrate per nje sezon tjeter me Interin.

Por ai pritet te mos jete vetem, sepse do e ndaje repartin e tij edhe me nje lojtar tjeter natyrisht sepse Conte do te kete alternativa.

Po Asamoah dhe Biraghi? Per ganezin, ka pasur shume probleme per shkak te demtimeve te pesuara dhe nuk ka pasur mundesi te kete vazhdimesi.

Ai do te largohet me te gjitha gjasat sepse Interi deshiron ta shese. Plusvalenca pritet te jete shume e vogel sepse mosha e tij nuk e lejon Interin ta shese shtrenjte.

Nderkohe, per sa i perket Biraghit, gjithcka do te varet nga blerja e tij nga Interi: ka nje marreveshje me Fiorentinen per 12 milione euro, por veshtire te paguhet kjo shume per te.

I vetmi avantazh qe ai ka eshte se ka dale nga akademia e Interit dhe zikalterit kane nevoje per lojtare te tille per listat e UEFA.

Nderkohe, lojtari qe pritet te vije dhe eshte emri me i nxehte per krahun e majte te Interit eshte Emerson Palmieri.

Italo-braziliani i Chelsea, per te cilin eshte ne lufte edhe Juventusi, vleresohet rreth 30 milione euro dhe Interi qe ne koherat e merkatos se janarit eshte ne kontakt me agjentet e tij dhe deshiron te nise nej tratative.

Ne shtepine e Chelseas gjendet edhe Marcos Alonso, i preferuari i Contes, por klubi londinez kerkon shume me shume per te (rreth 40-50 milione euro)

Nderkohe, ne renie kuotat e Layvin Kurzawa, i destinuar te shkoje tek Arsenali. Filip Kostic i Eintracht mbetet gjithashtu ne horizont, por vetem pas lojtareve te Chelseas.

Marotta dhe Ausilio po punojne shume per sa i perket te ardhmes se kraheve: ato konsiderohen si dy reparte thelbesor per Antonio Conten.

Eshte pare qarte kete sezon se nese Interi do te kishte bere goditje me te mira ne krahe, mbase zikalterit do te kishin rezultate me te mira sepse Biraghi dhe Candreva, nuk eshte se kane dhene gjithmone ate qe eshte pritur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.