Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shfajsohet pas barazimit? “Me shume se sa te punoj me djemte nuk kam cfare te bej. Jam i zhgenjyer sepse…”

Conte shfajsohet pas barazimit? “Me shume se sa te punoj me djemte nuk kam cfare te bej. Jam i zhgenjyer sepse…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, pas barazimit rokambolesk ndaj Sassuolos, eshte shprehur shume i zhgenjyer.

“Mendoj se kete ndeshje meritonim shume me shume se kaq per shkak te rasteve te krijuara.”

“Ndonjehere jemi shume te pasakte. Nuk po me kujtohet as ndonje pritje e Handanovic sot, sa per te kujtuar qe nuk kemi luajtur keq.”

“Problemi me i madh qe kemi eshte kapitalizimi i rasteve. Eshte dicka qe po perseritet shume shpesh.”

“Me vjen keq sepse sot e kemi paguar shume shtrenjte kete gje. Ka shume zhgenjim nga ana ime dhe e skuadres. Me vjen keq. Pa dyshim.”

“Kur luan keto ndeshje, duhet ti fitosh duke pare energjite qe shpenzojme. Duhet ta kishim marre kete fitore, e meritonim.”

“Nuk e kemi bere dhe kjo na shqeteson shume.”

“Po nisemi me idene se eshte shume e rendesishme te gjuajme ne porte dhe te krijojme raste, por kur dalin perpara raste te rendesishme, duhet ti shenosh qe te vrasesh ndeshjen.”

“Nuk e kemi bere as kesaj radhe. Kete gje e kemi paguar shume shtrenjte madje.”

“Kemi pasur raste per te siguruar ndeshjen. Me vjen keq pastaj te pesosh nje gol ne minuten e 88.”

Me shume se te punoj me djemte, nuk kam cfare te bej.

“Pune, pune, pune. Pastaj te shohim. Duhen pare karakteristikat e lojtareve ne fushe.”

“Mbase dikush eshte me agresiv e dikush me gjeometrik. Te gjithe kane dhene maksimumin, por duhet bere kujdes ndaj detajeve sepse ato bejne diferencen.”

“Duhet te permiresohemi nga ky kendveshtrim.”

Cfara na pret tani pas ketij barazimi qe sjell shume zhgenjim?

“Asgje ne vecanti, por duhet te rikthehemi tek fitorja qe ne ndeshjen e radhes dhe duhet te futemi me me shume vendosmeri.”

“Askush nga ne nuk eshte i kenaqur me kete rezultat sot, por nuk eshte hera e pare qe nuk marim frutet e lojes sone te mire ne fund.”

“Ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur me patjeter. Nuk mund te vazhdohet te luhet mire dhe te mos marresh fitoren ne shtepi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.