Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

578 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shperthen perpara gazetareve: “Eshte nje super mashtrim lajmi se une kam kerkuar te nderrohet…”

Conte shperthen perpara gazetareve: “Eshte nje super mashtrim lajmi se une kam kerkuar te nderrohet…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar ne fushen e Crotones me rezultatin 0-2 dhe per hir te vertetes, ka qene nje ndeshje shume e komplikuar.

Pas sfides, menjehere i pari nga zikalterit ka dale perpara mediave tranjeri Antonio Conte, i cili ne nje moment eshte pare shume i ashper.

Ai ka marre nje pyetje nese ai eshte pershtatur me kulturen e Interit, apo ka dashur ta ndryshoje dhe duket se kjo pyetje ka bere qe Conte te pergjigjet shume ashper.

“Une dua te vendos pikat mbi i gjithmone. Dikush ka shkuar edhe deri aty sa ka thene se une dua te ndryshoj himnin e Interit.”

“Eshte nje super mashtrim lajmi se une kam kerkuar te nderrohet himni i Interit. Eshte e pavertete 200%. Genjeshter me brire.”

“Himni i Interit eshte shume i bukur, ke qef ta degjosh. Mua ‘Pazza Inter’ me pelqen. Une thashe vetem nje batute ne fillim te rrugetimit tim tek Interi qe nuk doja qe Interi te mos ishte i cmendur sepse dua qe skuadra ime te kete stabilitet e te mos vere rezultatet ne diskutim.”

“Por kjo gje me ka bezdisur shume. Une kam respekt te madh per historine e Interit. Jam futur ne nje planet te ri, nuk eshte se ka qene e thejshte sepse ka gjithmone dinamika te reja.”

“Por shikoj qe ne momentin e pare kur kane mundesi, direkt jane gati te tregohen negativ ndaj Interit. Edhe gazetaret jane tifoze mbase, prandaj.”

“Ne fakt ata duhet te jene me shume pozitiv dhe me shume tifoz. Kshu shkohet perpara me bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.