Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shprehet shume i ashper pas ndeshjes: “Me duket e pabesueshme: po te ishim treguar pak me te keqinj do te…”

Conte shprehet shume i ashper pas ndeshjes: “Me duket e pabesueshme: po te ishim treguar pak me te keqinj do te…”
Inter Club Staff

Interi arrin fitoren e dhjete radhazi ne kete faze te dyte po ne kaq ndeshje te luajtura, por duket se Conte nuk eshte shume i kenaqur.

Ne San Siro u luajt je ndeshje elektrizuese ne shume kuptime, por pakenaqesi ka lene edhe arbitrimi i Massimiliano Irratit.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e para te Contes per DAZN:

Lautaro ka thene se keni folur perpara fillimit te fazes se dyte si skuader dhe nga aty ka lindur dicka. Cfare eshte thene?

“Ishte per tu bere nje hap i madh ne kete sezon dhe qe te besh nje sezon si protagonist duhet te besh maksimumin.”

“Duhej rritur ai niveli i te qenit i keq dhe vendimtar ne fushe ne cdo situate. Pertej cdo dinamike. Jane ndeshje si kjo qe fitohen edhe pa bere nje figure te mire.”

“Nese do te ishim te zotet, te keqinj dhe cinik sot per shembull, sot do te kishim shenuar pese ose me shume gola.”

“Nuk e kuptoj pse e humbasim ndonjehere ne sulm. Ata e kane mbajtur te hapir ndeshjen deri ne fund edhe pse kane bere gol me Skriniar jashte fushes se lojes.”

“Komplimente Sassuolos qe ka ardhur deri ketu per te luajtur nje ndeshje te hapur. Jane ndeshje te rendesishme qe tregojne rritjen e madhe qe kemi pesuar. Me kete sjellje do te ishim akoma ne Champions sot.”

Je nervozuar me shume per golat e gabuar apo qe u rrezikua barazimi?

“Jo jo… Ka ende shume ndeshje dhe fitoret tashme vlejne nga gjashte pike.”

“Duke fituar ne vendosim presion dhe tregojme se jemi pretendente serioz deri ne fund. Cdo ndeshje qe fitojme na shton kenaqesine dhe gezimin.”

“Por vuajtja ndihet ne syte e te gjitheve. Interit si ka falur askush asgje, ka ardhur ketu me forcen e saj.”

“Duam te bejme dicka te bukur per nje klub qe nuk fiton prej 10 vitesh, edhe pse nuk eshte vetem Interi. Do te ishte e bukur sikur ta benim ne renien e skuadres qe sudon prej 9 vitesh.”

“Nga ketu e me andej do te kete shume tension, topi per ne do te peshoje me shume dhe te tjereve do i peshoje ne varesi te objektivave.”

Kur dhe pse ke vendosur qe te nderrosh menyren e lojes dhe te rekuperimit te topit?

“Ka ndeshje dhe ndeshje. Sot e dinim qe do te luanim me nje skuader qe ka armen e saj me te forte mbajtjen e topit.”

“Per sa i perket te tjereve, ne fund te sezonit do te peshojne njesoj me cdo ndeshje tjeter keto rezultate.”

“Ne tani kerkojme nje rruge te mesme. Ku te mbrojme mire por edhe te shenojme sa me lehte ne pozicione te avantazhuara.”

“Ka momente kur Interi gjendet ne zonen e kundershtarit me njerez si Lukaku, Hakimi dhe Lautaro dhe nuk eshte nje rastesi. Ata jane aty per nje qellim.”

Shpesh here eshte pare edhe nej modul top 4-2-4 ne fushen e lojes, por kjo edhe merite e Lukaku dhe Sanchez qe njihen mire tashme…

“Ata punojne tashme prej kohesh bashke, e dine se cfare pozicioni duhe te mbajne tani. E bejne shume mire rolin, levizin shume mire.”

“Dua te nenvizoj edhe ndihmen e Alexis Sanchez: nuk eshte se po e penalizoj, sepse meriton te luaje edhe ai. Por shikoj ate qe ben Lukaku dhe Lautaro dhe Sanchez me duket nje alternative e madhe.”

“Sulmuesit luajne shume per skuadren. Edhe Pinamonti nuk luan prej kohesh, por me ne po ben universitetin. Ka potencial per tu bere nje lojtar i madh.”

Ne cfare pike jemi me zbardhjen e diamantit Lukaku? 

“Puna mbi Romelun eshte pare, nuk harroj kurre se sa veta kane folur keq kur ai erdhi duke e quajtur madje edhe te mbivleresuar.”

“Por une qe kur ka ardhur diten e pare e kam ditur potencialin e tij dhe duke punuar mbi te mund te dilte ne pah dicka e mrekullueshme.”

“Me sulmuesit jemi gjendur mire. Ata jane dy lojtare te rinj dhe te medhenj ndersa Alexis eshte me matur dhe luan per skuadren gjithashtu.”

“Te gjithe ne fakt luajne per skuadren. Askush nuk kerkon me lavdine personale ne kete skuader.”

Sot jeni i lumtur me Eriksen? A ka mesuar tashme fjalen ‘spazzare’?

“Sipas meje edhe ai po zhvillon nje lloj loje qe nuk e kishte zhvilluar me pare. E dime qe kampionati italian eshte shume taktik, te gjithe luajne me situata taktike.”

“Christian po rritet shume, mund te na jape shume dhe ne besojme tek ai. Sot ka bere ate qe kerkova nga ai.”

“Ishte shume e veshtire sepse e dinimin qe topin do ja linim kundershtareve. Vitin e kaluar ketu perfundoi 3-3. Sot mund te benim shume gola ama.”

“Me vjen keq per ate gol qe pesuam, sepse erdhi vetem sepse Skriniar ishte jashte fushes per goditjen ne koke. Por jemi te ekuilibruar. Te maturuar.”

“Nese ti deshiron te fitosh nje kampionat, atehere te qenit solid eshte gjeja me rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.