Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shume i ashper: “Kam lexuar flliqesira. Duhet te luftojme. Ja cfare i kam thene djemve.”

Conte shume i ashper: “Kam lexuar flliqesira. Duhet te luftojme. Ja cfare i kam thene djemve.”
Inter Club Staff

Ndeshja kunder Udineses, te pakten nga rezultati, ka qene ne dyshim deri ne minutat e fundit. 

Por Interi ne fund ka fituar ndeshjen e trete ne tre ndeshje. Antonio Conte po vazhdon te hedhe tullat e para te historise se tij me tre fitore te njepasnjeshme.

Nderkohe, pas ndeshjes, tekniku i Interit ka qene shume i ashper ne fjalet e tij dhe per mikrofonat e DAZN ka dhene deklaratat me poshte.

DUHET LUFTUAR – “Do te duhet te luftojme cdo ndeshje. Duhet te jemi te zotet. I kam bere komplimentat djemve sepse ka qene nje ndeshje shume e forte kunder nje skuader shume te forte.”

“Te marresh tre pike eshte e rendesishme. I kemi merituar te gjitha por duhet te njohim meriten e Udineses qe ndenji ne ndeshje edhe me dhjete lojtare.”

“Duhet te ishim me cinik dhe te mbyllnim ndeshjen sa me shpejt. Por mire edhe keshtu. Ne e dime qe duhet te luftojme cdo ndeshje.”

FLLIQESIRA DHE FJALE BOSHE – “Lexoj shume flliqesira cdo dite. Tentojne te na mbushin mendjen. Ne duhet te bejme rrugen tone pa menduar per askend. Nuk ka qene e thjeshjte. As sot as ndeshjet e tjera, askush nuk na ka falur asgje. Tani e ka radhen Champions dhe pastaj derbi.”

“Duhet te rekuperojme energjite. Ne ketl 7 ndeshje do te kemi te gjitha pergjigjet. Sot kam pare Politanon dhe Gagliardinin pozitivisht.”

“Po Barella? Ishte me karton te verdhe, por edhe ai ka bere nje ndeshje te mire. Duhet te punojme fort, sepse duke e pare qe rruga mund te kete te papritura, mund te rrembehemi nga entuziazmi i fitoreve.”

“Duhet te jemi nje skuader qe mbreteron ne fushe. Duhet te vazhdojme te punojme. Nuk do te jete e thjeshte.”

“Godin? Kemi bere nje parakampionat keshtu, me De Vrij qendror dhe ate aty ne te djathte. Diego ne ate pozicion te jep eksperience dhe shume avantazh. Po punojme shume me mbrojtesit qe te futen akoma me shume ne loje. Ishin dy muaj qe ai nuk luante: ka hyre mire, jam i lumtur per te,”

LE TE PERGATITEMI – “Djemve i kam thene: behuni gati sepse kush luan kunder nesh do te beje ndeshje ne mbrojtje. Duhet te jemi te zotet qe te nisim aksionin nga mbrojtesat dhe te jemi shume te kujdesshem tek rinisjet e lojes.”

“Sot ja kemi dale kunder nje skuadre qe te ben te vuash. Nuk do e kisha nderruar ndeshjen edhe sikur 0-0. Sensi dhe Brozovic do i zgjidhja gjithmone per nje ndeshje te tille por ne pjesen e dyte ama do te fusja nje sulmues me ate rezultat.”

“Sot kemi fituar dhe eshte pozitive. Aq me shume njihen lojtaret, aq me mire eshte per ne. Sanchez ka instikt, ne kemi nevoje per levizjet e tij. Por duhet punuar shume dhe jam i lumtur per alternativat qe kam ne stol.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.