Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,146 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shume i rende ne konference: “Pergjigjet ne fushe nuk jane pozitive. Perisic nuk ben per ate pozicion. Lukaku? Shpresoj.”

Conte shume i rende ne konference: “Pergjigjet ne fushe nuk jane pozitive. Perisic nuk ben per ate pozicion. Lukaku? Shpresoj.”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes ndaj Manchester United, Antonio Conte ka folur per mediat por fjalet e tij i ka shkruar kete mengjes edhe Gazzetta dello Sport e cila ka vene ne dukje se tekniku zikalter ka dale i zhgenjyer nga fusha e lojes ndaj Manchester United.

Keto kane qene fjalet e tij sipas te perditshmes italiane: “Gje pozitive kam pare impenjimin nga ana e lojtareve gje qe eshte jo shume e thjeshte duke pare se kemi disa sesione stervitje teper te renda nga ana fizike.”

“Por pasi them kete, dua te theksoj se ka shume gjera per te permiresuar ne fazen kur kemi topin dhe ne fazen kur duhet te bejme presion. Por jane gjera qe jane te veshtira te vihen ne praktike ne pak dite.”

“Kemi nje baze te rendesishme dhe shpirtin pozitiv per te bere mire. Ne nuk kemi nevoje vetem per ndeshje, por edhe per te luajtur ne stervitje me njeri tjetrin per tu permiresuar por dhe per te kuptuar momentet e ndeshjeve.”

Me pas, ashtu si tregon Gazzetta dello Sport, Conte ja vazhduar me tej por duke deklaruar publikisht se Perisic nuk ben per pozicionin qe ai e do: “Jemi duke punuar, por pergjigjet ne fushe nuk jane pozitive. Perisic nuk mendoj se eshte adapt per te bere rolin qe i kerkoj une, ate te mesfushorit te krahut. Per momentin pozicioni i vetem qe ai mund te luaje eshte sulmues. Nderkohe Dalbert ka bere nje ndeshje mjaft te mire. Gjithesesi ka ende shume pune.”

“Per sa i perket Lukaku, une kam folur dje. Por mendoj se nuk eshte korrekte qe te flasim per te sepse eshte nje lojtar i Manchester United. Nga njera ane kam shprese per ta pare me Interin, nga tjetra te shohim cfare do te beje klubi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.