Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte sulmon disa lojtare te skuadres? “Ju thoni se kam shume lojtare te mire, por ne fakt jane…”

Conte sulmon disa lojtare te skuadres? “Ju thoni se kam shume lojtare te mire, por ne fakt jane…”
Inter Club Staff

Interi ka nje skuader teper te madhe per te luajtur vetem kampionatin? Jo, nuk eshte keshtu per Antonio Conten.

Ose me sakte, ne pamje te pare, Conte ka shume lojtare ne dispozicion, por ai mendon se ky numer eshte i larte vetem si numer lojtaresh, por ata nuk jane funksionale per kerkesat e tij.

Conte, pas ndeshjes ndaj Cagliarit, ka leshuar nje mesazh publik te qarte dhe te drejteperdrejte per disa lojtare ne skuader.

“Plani B do te thote qe te ndryshohet skuadra nga pankina, me disa zevendesime te goditura si diten e sotme.”

“E nuk mund ta besh kete gje vetem me numra, sepse mund te kesh shume lojtare, por te duhet cilesi.”

“Ndonjehere nga jashte duket sikur ke shume lojtare te mire apo municione, por keto municione mund te jene te tilla vetem ne pamje, por jo ne brendesi.”

Keto kane qene fjalet e Contes per Sky Sport, duke hapur deren e largimit per disa lojtare, por duke i cilesuar disa prej tyre edhe si pa cilesi.

Nje gjykim shume i rende ky i tranjerit, qe nuk thote emra te pervecem. Por nga ata, ka nje emer te sigurt: eshte Radja Nainggolan, qe mund te largohet ne janar.

Nje tjeter nderkohe, eshte Stefano Sensi, qe eshte ne projektin e Contes, por qe Conte nuk e konsideron si nje arme apo municion ne kete mes.

Dy situata te ndryshme, por edhe dy municione te ndryshme qe asnjehere per nje arsye apo per nje tjeterr, nuk kane qene nje arme ne doren e Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.