Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

897 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Tani kam 7 ndeshje per ti testuar te gjithe. Sanchez i kam kerkuar dicka ne vecanti.”

Conte: “Tani kam 7 ndeshje per ti testuar te gjithe. Sanchez i kam kerkuar dicka ne vecanti.”
Inter Club Staff

Pas ndeshjeve te para te fituara ne Serie A kunder Lecce dhe Cagliari, Interi i Contes po pergatitet per tu perballur me Udinesen.

Ne vigjilje te ndeshjes ndaj friulaneve, tekniku zikalter ka folur ne konferencen per shtyp si gjithmone ne Appiano e cila eshte sapo eshte perkthyer ne shqip nga djemte e Inter Club Albania.

Ja pyetet e gazetareve dhe pergjigjet e tranjerit te Interit.

E veshtire te pergatitet ndeshja pas nje pushimit te kombetareve? 

“Eshte e veshtire ne pergjithesi te pergatitesh ndeshje pas nje ndalese. Lojtaret qe vijne, kane gjendje te ndryshme fizike. Eshte nje situate e ndryshme nga ajo normale.”

“E konfirmoj qe do te jete nje ndeshje teper e veshtire. Udinese eshte nje skuader e mire, e forte, fizike, mbron mire dhe ka lojtare teper te zote.”

“Ka lojtare me kualitet te madh dhe duhet te jemi te kujdesshem ne goditjet e ndalura. Ne po pergatitemi, na presin 7 ndeshje ne 23 dite. Do te shohim se ku jane lojtaret. Keto 6 ndeshje do te jene nje test per ta.”

Cfare pergjigje pret nga grupi?

“Jane ndeshje shume impenjative keto: Barcelona, Lazio, e para e Champions. Nuk eshte ceshtje ambicjes, por duhet te bejme te miren tone, duhet te perqendrohemi ndeshje pas ndeshje.”

“Ndeshja e jetes eshte me Udinesen. Duhet qe te bejme nje paraqitje te mire, duhet te mbajme lart entuziazmin e fillimit. Grupi i djemve po punon mire, tani po krijojme dicka te rendesishme.”

A prisje qe te hyje kaq shpejt ne zemrat e interistave?

“Sigurisht duhet te jem i ndershem dhe te pranoj qe dicka e tille me jep nje kenaqesi te madhe. Kam thene gjithmone ne te kaluaren se une ky jam, ne te mire dhe ne te keq.”

“Une jap gjithcka qe kam nga vetja kur nis te punoj me nje klub, hy totalisht brenda tij dhe historise se tij. Kerkoj ti transferoj kete gje edhe lojtareve.”

Ne cfare pike eshte Sanchez? A mund te jape ai kontribut te rendesishem per kete skuader?

“E ka treguar ne te kaluaren qe ka kualitete teper te medha. Ne te kaluaren ka fituar dhe ka luajtur ne klube shume te medha.”

“Eshte shume i forte, ka kualitet, duhet te gjeje ate fillin qe i ka humbur ne dy vitet e fundit tek United ku nuk ka mundur te tregoje vlerat e tija te verteta.”

“Duhet te rikthehet ne nivelin e tij te vertete. Ka gjetur ketu disponibilitet te madh dhe deshire per tu stervitur.”

“Duhet te hyne ne idene tone te lojes, duhet ta kuptoje qe intensiteti dhe disa situata loje kane nevoje per shume vemendje. Kete i kam kerkuar. Kur te jete gati do te na jape nje dore shume te madhe ne lojen tone.”

Romelu Lukaku eshte lojtari i vetem i pazevendesueshem i skuadres?

“Ka hyre ne planetin Inter ne menyren me te mire te mundshme. Me buzeqeshje dhe i gatshem. Pjesa e mbetur e grupit e ka kuptuar dhe e ka pritur ne menyren me te mire te mundshme.”

“Ka disa karakteristika teper humane, eshte i mire, vihet ne dispozicion te njerezve edhe pertej fushes. Nuk do te beje gol me patjeter, eshte altruist, mendon per te miren e skuadres. Eshte e rendesishme kjo gje ne nje skuader ku ka nje lojtar perkrah tij si Lautaro.”

Kushtet e Lukakut? A do e munde Ronaldon si shenues?

“Po punon, me kushtet e tij por po punon. E ka kuptuar shume mire cfare kerkoj nga ai dhe cfare perfaqeson ai per skuadren. I urojme te beje shume gola.”

“I ka bere gjithmone ne fakt, nuk e kuptoj pse sduhet ti beje tek Interi. Nuk dua ta krahasoj me asnje lojtar. Ronaldo bashke me Messin eshte lojtari me i mire ne bote.”

“Cdo sezon bejne 40-50 gola. Romelu duhet te punoje per te miren e Interit. Te shohim ne fund sa gola do te beje.”

Si e shikon futjen e te rinjve ne skuader?

“Demtimi nuk me ka dhene mundesi te shikoj Lazaron ne ndeshje te nje niveli te caktuar. Jam i lumtur ama qe ka shkuar ne Kombetare dhe qe ka luajtur dy ndeshje. Besojme shume tek ai. Ai ka nje kunder nje ne karakteristikat e tij.”

“Ka rezistence te mire. Duhet ta testoj ne nje ndeshje zyrtare, ai po punon per kete. Nderkohe me e lehte duket per Biraghin, sepse vjen nga Serie A. Jam shume i lumtur per skaudren time, kemi shume marzh te lart permiresimi. Une duhet ti bej lojtaret te ndihen te rendesishem.”

Kush jane rreziqet e ketij entuziazmi te larte? 

“Nisja e mire pavarsisht veshtiresive, eshte dicka pozitive. Por tani duhet te kemi kujdes nga demtimet. Entuziazmi perreth nesh eshte dicka e mire.”

“Ashtu si e kam thene edhe me perpara, ky entuziazem duhet te jete pozitiv sepse tifozet e shikojne qe ne po bejme maksmumin per te ndertuar dicka te rendesishme.”

“Interi i ka idete e qarte, merkato ka qene e qarte. Kane ardhur lojtare te rendesishem dhe kane ikur lojtare po ashtu te rendesishem.”

“Tani ne 7 ndeshjet e ardhshme duam ti testojme te gjithe lojtaret ne skuader per te pare nese te gjithe kane arritur nje nivel optimal.”

Ne Napoli ka dale ne pah nje problem ne dhomat e zhveshjes. Ka dicka qe do doje ta nderroje tek San Siro?

“Te gjithe jane te dashuruar pas San Siros, nuk je lojtar nese nuk ke luajtur njehere ketu. Eshte dicka e jashtezakonshme ky stadium.”

“Nuk gjej difekte, shihet mire ndeshja, fusha eshte e bukur. Mbase dhomat e zhveshjes jane pak te vogla. Por nese mendoj per Chelsean… ketu rrihet me qef.”

Icardi po fillon rrugen e tij me PSG, si mund ta prezantosh per publikun francez?

“Mendoj se Icardi eshte e drejte te preznatohet vete. Ne i urojme fat. Icardi ama nuk eshte nje lojtar i yni sot dhe nuk eshte e drejte qe te flas une per te.”

Si po procedohet me adaptimin e Skriniar ne mbrojtjen me tre?

“Mendoj se varet nga cfare kerkon tranjeri tek lojtari. Une dua qe te marrin pjese tek manovra, duhet te bejne disa lojra te caktuara.”

“Jo vetem mbrojtesin, por dua edhe nje hap me shume. Duhet te jene ata regjizoret e pare te lojes dhe te skuadres sone. Nuk dua qe te mbeshtesin vetem Brozovic por gjithe skuadren.”

“Dua te kene iniciative. Nese do te gabojne, e marr une pergjegjesine, jo ata.”

A ke frike se me ndonje ndryshim Interi humbet pak nga forma solide qe ka?

“Une punoj me te gjithe lojtaret pikerisht per te gjetur kete gjendje solide dhe identitet taktik. Kush ka luajtur pak e di shume mire cfare duhet te beje qe te luaje.”

“Interi eshte skuadra qe ka ndryshuar me shume nga te gjitha skuadrat. Kur ben keto ndryshime duhet qe te presesh edhe pak veshtiresi ne fillim.”

“Te gjithe po absorbojme idete e reja dhe identitetin e ri te lojes. Pastaj fusha do te tregoje me shume. Por po japim maksimumin te gjithe.”

Curriculum Vitae i yt flet qarte: ti ke gjeneruar plot lojtare. Sanchez a mund te jete Carlos Tevez i yti tek Interi?

“Detyra e nje tranjeri eshte qe te permiresoje futbollistet dhe ti beje qe te arrijne nje maksimum te ri. Ne te kaluaren shume lojtare vinin nga sezone jo te mira.”

“Duhet te bejme qe keta lojtare te rikthehen ne maksimumin e tyre. Duhet te jem une i zoti dhe stafi im per ti ndihmuar sepse duhet bashkepunim total per keto gjera. Mund te na japin dicka shume te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.