Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,089 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte tek Interi? Suning eshte e lumtur me Piolin. Por derby, Fiorentina dhe Napoli do te jene decizive…

Conte tek Interi? Suning eshte e lumtur me Piolin. Por derby, Fiorentina dhe Napoli do te jene decizive…
Inter Club Staff

Fantazma e Contes vazhdon te jete ne horizont ne Milano dhe pyetjet me te zakonshme qe shtrojne tifozet e Interit jane shume, por nje, eshte ajo qe mbizoteron: cfare do e shtynte teknikun e Chelseas drejt Milanos?

Te gjithe jane te lumtur me punen e Piolit, i cili diti te mare ne dore nje skuader te centrifuguar nga De Boer dhe ta vinte ne shina. Nje ndryshim marshi pothuajse i denje per skudeto. Pothuajse sepse ndaj Juves, Napolit, Romes por edhe ndaj Lazios ne kupe Interi ka deshtuar dhe ka humbur, e keto skuadra, te klasifikuara me lart se Interi ne klasifikim e kane nxjerre Piolin pa pike nga ndeshjet respektive.  Nese humbja ne Sao Paolo ndaj Napolit erdhi shume shpejt dhe tekniku italian sapo kishte vene kembet tek Interi, ajo ndaj Juventusit ishte nje humbje e barabarte edhe pse disa zgjedhje te tij nuk u pane me sy te mire ne ambjentin zikalter per sa i perket klasifikimit. Por a do te mjaftoje nje super markato per te shuar diferencen me skuadrat e renditura me lart apo do te duhet edhe nje super tranjer? Kjo eshte pyetja qe ka bere Suning dhe drejtuesit zikalter. Pioli ka nje kontrate deri ne 2018 dhe po planifikon qe tani merkaton e veres zikalter. Thote se mendon vetem per skuadren e tij por e ka kuptuar qe zerat per Conten nuk jane thjesht te shpikura nga mediat. Natyrisht dhe ne menyre te drejte ai e di qe per tu bere nje tranjer i madh duhet te kete nje shans. Por edhe pse tek Interi erdhi pas stuhise, ai ka ditur ta ktheje kete gjysem-shans ne nje kryeveper edhe pse ka ende shume ndeshje per tu luajtur dhe disa arritje per tu bere.

Vete Pioli e di qe nuk mund te jete i qete per konfirmimin ne pankinen zikalter qe tani por edhe deri ne fund te Prillit kur do te kete mbyllur hesapet me derbyn, Fiorentinen dhe Napolin. Por nese Interi do te ndryshoje tranjer kete gje do e beje vetem nje nje emer te madh te pankines. Pistat te dergojne tek Simeone (i cili bind pak kinezet dhe i ka deklaruar dashurine Atleticon nga ku ka thene se nuk do te largohet) si edhe Conte, me te cilin klubi ka pasur kontaktin e pare tetorin e kaluar kur De Boer po vuante tek Interi dhe Conte nuk po kalonte nje moment te mire ne Londer. 

(Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.