Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, tifozet e Juventusit cmenden per gjestin dhe fillojne protestat: “Duam qe Agnelli te zhduke…”

Conte, tifozet e Juventusit cmenden per gjestin dhe fillojne protestat: “Duam qe Agnelli te zhduke…”
Inter Club Staff

Tifozet e Juventusit me sa duket jane cmendur totalisht pas atij gishti te mesit te Antonio Contes ne Juventus Stadium.

Ata kane filluar protestat e fuqishme neper rrjete sociale duke i kerkuar Agnellit qe te zhduke nga stadiumi emrin e tranjerit te Interit.

Por per cfare behet fjale? “Ata me sa duket duan qe Agnelli te heqe nga stadiumi i Juventusit yllin e Antonio Contes.”

“Sipas tyre, ai nuk e meriton te jete me aty qe ne momentin qe ka pranuar detyren e tranjerit te Interit, por pas asaj qe beri te marten, ai yll duhet te fshihet njehere e pergjithmone”, tregon Tuttosport e cila vazhdon edhe me tej.

“Andrea Agnelli gjithesesi deri me tani nuk ka pasur dyshime: ai yll nuk duhet te levize, sepse do apo nuk do ai, Conte ka bere nje pjese te historise se Juventusit.”

“Te fshihet, te mbulohet apo te shkaterrohet, nuk flitet ne kete moment. Por mbase ne te ardhmen nuk i dihet, nese gjerat vazhdojne te acarohen.”

“Qe ne 2019 kur Conte firmosi per Interin, tifozet e Juventusit kane sulmuar me te gjitha mjetet yllin e Contes ne stadium.”

“Por deri me tani, Juventusi nuk e ka hequr ate yll edhe mbase sepse kjo do te ishte nje humbje per prestigjin e klubit.”

Nderkohe protestat e tifozeve neper rrjeta sociale vazhdojne… Me sa duket ata nuk po e kaperdijne dot Conten me fanellen zikalter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.