Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte totalisht i papermbajtshem pas ndeshjes: “Te gjithe po japim shpirtin per Interin. Une nuk dua te…”

Conte totalisht i papermbajtshem pas ndeshjes: “Te gjithe po japim shpirtin per Interin. Une nuk dua te…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku ben qe te fluturoje Interi dhe i jep zikalterve nje sukses te mrekullueshem ne Bologna. 

Nderkohe, pas ndeshjes, Conte ka festuar si i cmendur me Orialin fitimin e ndeshjes dhe menjehre eshte ndalur perballe kamerave.

“Me Orialin une kam nje raport shume te forte. Kemi filluar te punojme bashke ne Kombetare. Eshte e paevitueshme qe sa me shume afrohemi me fitoren finale cdo fitore behet me e rende.”

“Te fitonim sot ne kete fushe, ndaj nje skuadre si Bologna me nje tranjer kaq te zote eshte nje merite shume e madhe e jona.”

“Sot ishte nje dite e gjate per mua sepse gjithcka filloi duke pare ne dhome ndeshjen e Milanit me Sampdorian dhe pastaj pas ate me Sassuolon.”

“Nuk e pash Juventusin sepse isha perpara ndeshjes. Por komplimenta Interit, djemve, sepse te fitonim sot pas Kombetareve nuk ishte e thjeshte. Te tjeret e pesuan.”

“Kemi bere nej fitore te madhe dhe kemi treguar te gjithe se puna e forte shperblehet heret ose vone.”

Duke konsideruar rezultatet, entuziazmin ne dhomat e zhveshjes, a ishte perqafimi me Orialin nje perqafim Skudetoje?

“Jo, sepse kjo e fundit duhet fituar ne fushe. Duhet te jemi te paret matematikisht per te thene kete fjale.”

“Ka edhe dhjete ndeshje te tjera per tu luajtur. Rruga eshte e gjate. Mungojne edhe 30 apo 27 pike per te marre kampionatin.”

“E dime te gjithe sa i veshtire eshte kampionati italian. Cdo ndeshje duhet fituar. Tani duhet  te bejme akoma me shume per te marre rezultate. Na takon ne ta meritojme kete kampionat.”

Duke konsideruar situaten e klubit jo shume te thjeshte, ku jeni nisur dhe cfare do te thoshte Skudeto per Antonio Conten tek Interi?

“Interi me ka therritur per te nderruar historine e viteve te fundit. Objektivi ishte qe ne tre vite te arrinim te fitonim dicka ose te ndertonim dicka te besueshme per tifozet tane. Ti benim krenare ata.”

“Disa gjera kane ndryshuar me kalimin e kohes, por ne duhet te perqendrohemi te puna dhe te bejme maksimumin.”

Ranocchia eshte nje njeri i rendesishem, kur futet ben shume mire. E gjithe skuadra eshte ne nivele te mira, kjo eshte merite e jotja.

“Merite me shume e lojtareve. Le te marrim shembull Ranocchian: nuk ka luajtur shume por kur ka luajtur, ka bere gjithmone mire.”

“Merite e tij, merite e durimit dhe e impenjimit te tij. E stafit qe punon me te. Pastaj cdo gje duhet te shoqerohet edhe me nje gjendje te mire fizike, qe varet direkt nga puna e secilit.”

“Edhe De Vrij ka besim te pushoje kur ka nje si Ranocchia pas shpines qe mund ta zevendesoje shume mire.”

“E gjithe skuadra eshte e kompletuar, kane besimin tim te plote. Edhe ata qe luajne me pak. Te gjithe po japim shpirtin per Interin. Une nuk dua te vecoj askend ne fund te dites, jemi nje skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.