Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte tregohet i prere: “Atalanta-Inter ndeshja e duhur per te pare ku jemi. Messi tek Interi? Me e thjeshte nese…”

Conte tregohet i prere: “Atalanta-Inter ndeshja e duhur per te pare ku jemi. Messi tek Interi? Me e thjeshte nese…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje e luftuar, ku eshte derdhur djerse per cdo top, por e veshtire me raste. Gjithesesi, ne San Siro, eshte pare nje Inter solide dhe e kthjellet e gatshme te kunderpergjigjet ne cdo moment.

Menjehere pas fitores, ai qe ka folur per mediat ka qene Antonio Conte qe ka qene teper i prere ne komentet e tij.

FITORE E MERITUAR – “Kam pare sinqerisht gjera interesante, kjo mbase edhe sepse kemi pasur perpara nje skuader te forte, qe kete vit ka qene e vetmja qe i ka dhene jo pak probleme Juventusit.”

“Kane nje skuader teper te mire, te kompletuar kete vit. Merite kjo edhe e jona, qe kemi bere nje ndeshje te madhe.”

“Duhet te fitonim, sepse e dinim rezultatin e Atalantes. Jane situata keto qe jane te rendesishme per vazhdimesine, sepse ne po luanim me presion dhe ditem ta mbanim.”

“Sot jemi perballur me kete ndeshje ne menyren e duhur, jam i lumtur per djemte.”

LLOGARI – “Llogari per Europen? Duhet ti benim sot, sepse ne luajme shpesh dhe mendojme ndeshje pas ndeshje.”

“Zgjedhja e formacionit ne Genova dhe sot eshte bere sipas llogarive. Shoh goten gjysme plot. Eshte mundesia qe te rekuperojme disa lojtare me shume ne krahasim me javet e tjera.”

SFIDE NDAJ ATALANTES – “Eshte nje okazion i rendesishem, pertej klasifikimit, sepse do te perballemi me nje realitet te futbollit tone.”

“Ata e kane permiresuar gjithmone rendimentin e tyre. Kane lojtare qe mund te zgjidhin ndeshjen ne cdo moment. Do te jete nje test i bukur per te kuptuar se ku jemi. Eshte e bukur ta mbyllesh me kete takim.”

SULME – “Nuk mund te jem une ai qe do te tregoje historine e Interit, jeni ju gazetaret qe shikoni ndeshjet dhe na tregoni numrat.”

“Duhet te tregoni ju ate qe eshte bere. E di qe krijoj shume pritshmeri si tranjer, por shume gjera mund te kushtezohen pikerisht nga kjo arsye.”

“Dikush mund te mendoje se gjithcka qe prek une kthehet ne trofe, por nuk eshte keshtu. Ka ndodhur ne te kaluaren. Por une jam shume i ndershem dhe korrekt kur flas.”

“E di qe ka gjera qe bezdisin dike dhe nuk i them. E kuptoj ama sulmin per shkak te publicitetit qe sjell. Por nuk duhet te sulmoni te fundit e skuadres, me sulmoni mua gjithmone.”

“Une ve pasionin ne mes, kerkoj te jem nje vlere e shtuar aty ku me therrasin. Kur nuk tregohet e verteta dhe kthehet ne art per te me sulmuar, kjo me bezdis.”

MESSI – “Te blihet vetem ai apo 4 lojtare nga 50 milione secili? Mendoj se eshte e rendesishme si teoria e pare pore edhe e dyta.”

“Por ne kete moment shtrengoj fort djemte e mi ne skuader, qe po me japon kenaqesi dhe qe hidhen ne zjarr per kete bluze.”

“Ne fund te sezonit do te bejme vleresimet tona. Foto e Messit me bluzen e Interit? Nuk e kam pare. Eshte me e thjeshte qe te spostojme Duomon nga Milano, se sa te sjellim Messin ne Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.