Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

441 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte tregon ate qe ndodhi pas te martes: “Ja pse nuk me zuri per dy nete me radhe. Dje kemi humbur 3-4 topa idiot.”

Conte tregon ate qe ndodhi pas te martes: “Ja pse nuk me zuri per dy nete me radhe. Dje kemi humbur 3-4 topa idiot.”
Inter Club Staff

Sot per Inter Channel nuk ka folur vetem Romelu Lukaku, por edhe tranjeri i Interit, Antonio Conte qe ka dhene mendimin e tij per momentin zikalter dhe per fitoren 0-2 ndaj Milanit.

“Dua ti bej si fillim komplimentet djemve. Jam shume i lumtur per ate qe pash ne fushe, per presionin qe beme tek kundershtaret.”

“Por nese do gjejme qimen ne kashte, mund te them se kemi humbur disa topa idiot qe nuk duhet ti kishim humbur e ku arritem ti jepnim Milanit mundesite e vetme ne kete derbi per te shenuar. Gjithcka e beme ne.”

“Por per gjithcka tjeter jam shume i lumtur. Jam i lumtur edhe per tifozet: eshte nje derbi, nje ndeshje speciale. Per mua ishte derbi i pare: u ndjeva shume i emocionuar dhe i kuptoj tifozet. Me te vertete ndjesi e bukur.

Mister, komplimentat jane detyre. Presion i larte, kthjelltesi, shkathesi, mesfushore qe sulmojne dhe shenojne. Por mbi te gjitha, nje bidje e skuadres qe ka rigjetur veten ne pak dite.  

“Une mendoj se kunder Slavias duhet pare gota gjysme plot sepse ajo ndeshje na solli tek rezultati i djeshem. Dje djemte dhane gjithcka nga vetja.”

“Keto jane ndeshjet te cilat duhet te na ndihmojne per te rritur vetebesimin. Do ju them edhe pse nuk me ka zene gjumi per dy nete me radhe qe pas te martes: nuk mund ta pranoja ate qe pashe ne fushe ndaj Slavias. Ne nuk jemi ajo gjeja aty.”

“Ne punojme per dicka komplet tjeter, ne punojme per nje Inter qe luan mire dhe me ide, jo me topa te gjate. Ate nuk e pranoj dot.”

“Keshtu kam qendruar zgjuar dhe kam menduar cdo gje qe mund te kete shkuar keq ate dite. Por ishte nje barazim ai ndaj Slavias qe do te na sherbeje edhe gjate sezonit. Pikerisht Slavia na ka dhene nje shtyse dhe na ka zgjuar pak ne prag te derbit.”

Fati i fituesve eshte gjithmone eshte ai qe te jene gjithmone te lumtur por asnjehere te kenaqur: duke u nisur nga aspekti taktik, teknik, fizik dhe mental i skuadres, ku mendon se Interi duhet te permiresohet?

“Nese duhet te rikthehem tek qimja ne kashte, le te themi qe ashtu si e thash me lart kemi humbnur 3-4 topa idiot qe i kane dhene Milanit shansin te sulmoje.”

“Nuk mendoj se Milani ka krijuar ndonje situate vete, por ka perfituar vetem nga gabimet tona. Duhet te jemi me te zotet ne kete aspekt. Nuk duhet te falim asgje.”

“Sot eshte nje grup i mire lojtaresh me marzhe te mira permiresim: me pune, te gjithe mund te behen top lojtare.”

“I takon atyre qe te vihen ne dispozicion te kesaj skuadre ashtu si e kane bere deri me sot dhe me takon mua ti permiresoj ata nga cdo kendveshtrim. Nga ata dua vetem bashkepunim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.