Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,004 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Une tek Interi per disa vite? Do te doja shume. Per Alexis Sanchez vlen e njejta gje si per Bastonin dhe Biraghin.”

Conte: “Une tek Interi per disa vite? Do te doja shume. Per Alexis Sanchez vlen e njejta gje si per Bastonin dhe Biraghin.”
Inter Club Staff

Pas fitores ne derbi dhe te katertes radhazi ne Serie A, Interi duhet te mbroje vendin e pare neser ne Meazza kunder Lazios se Simone Inzaghi, nje kundershtar aspak i lehte. 

Nder tema te tjera dhe asaj te ndeshjes, ne shtepine zikalter sot ka folur Antonio Conte i cili ka qene protagonist i konferences per shtyp ne Suning Training Centre.

Inter Club Albania e sjell per te gjithe zikalterit shqiptar intervisten e tij te plote ne shqip:

Cfare parashikon ndeshja e neserme kunder Lazios?

“Eshte nje pengese shume impenjative. Per mua nje nder me te veshtirat e sezonit. Eshte nje skuader me nje identitet te sajin qe prej disa vitesh po punon me Simone Inzaghi, nje tranjer shume i mire dhe i nenvleresuar.”

“Duhet te bejme kujdes sepse kundershtari eshte i forte dhe eshte permiresuar ndjeshem vitet e kaluara. Nje skuader plot me kualitete. Nese nje ndeshje e veshtire na pret por duhet te kemi shtysen e te gjitheve per ta kaluar me seriozitet.”

Cfare mund te behet me konkrete kunder racizmit, duke pare qe edhe pas konferences tuaj te fundit ka pasur perseri episode te tjera?

“Une gjej perpara cdo dite artikuj qe flitet per Inter-Juventus qe do te luhet ne 6 tetor dhe lexoj se une do te ofendohem shume nga tifozeria kundershtare.”

“Une qendroj i habitur sepse kush e shkruan kete gje duhet te kete me shume ndergjegjje per ta bere dicka te tille sepse ne radhe te pare ai eshte i pari qe provokon duke i bere qe njerezit te ndihen keq.”

“Nese do te isha une drejtuesi i asaj gazete, do e kapja me shkema bytheve (nuk perdor fjale te mesme ketu Antonio).”

“Kush shkruan gjithmone pretendon se ka te drejte por me veprimet e tyre nuk tregojne kete gje. Eshte pak a shume si puna e zevendesimeve. Pasi mbaron ndeshja te gjithe jane mjeshtra per te thene se ke duhet te hiqja e ke duhet te fusja.”

“Kush i shkruan keto gjera duhet te kete me shume pergjegjesi mbi supe sepse nese transmeton dhune dhe racizem, cfare duhet te presim ne stadium ne?”

“Pse e ben? Pse e ben dua te di? Mua me bezdisin shume keto gjera dhe nuk e imagjinoj dot se si vazhdojne te ndodhin ne Itali.”

Cfare benzine ju ka dhene fitorja ne derbi? Kush eshte me prapa se te tjeret, a mund ta ndihmoje Interin ne keto ndeshje te aferta?

“Djemte po punojne shume per te zgjeruar bazen e titullareve. Ne ndeshje une dua ti kem te gjithe lojtaret e gatshem. Eshte e rendesishme qe te kem sa me shume titullare dhe me kalimin e kohes do te kemi shume te tille. Po per te gjithe do te kete vend dhe shans.”

Sanchez eshte ende prapa me ritmin e skuadres apo nuk eshte mire fizikisht?

“Ajo qe thash me lart vlen edhe per te, kur te jete gati do te futet ne skuader. E njejta gje edhe per Biraghi apo Bastonin.”

“Une punoj per interesin me te mire te Interit dhe jo te lojtareve te vecante. Nuk i bej zgjedhjet per ti kenaqur por per te arritur nje objektiv te perbashket.”

Godin dhe De Vrij kane pasur probleme fizike, ne kete faze a mund te luajne ata tre ndeshje ne nje jave?

“Godin ka luajtur ndaj Udineses, me pas ka pushuar ne Champions. De Vrij ka pasur nje problem te vogel (e ka per ate perpara ndeshjes me Leccen), por duke pare pozicionin qe ka, mund te luaje pa problem tre ndeshje ne nje jave.”

“Duhet te bej zgjedhje duke marre parasysh gjithcka. Disa here do duhet te marr edhe rreziqe persiper.”

Ke te kujton Lukaku nga lojtaret qe ke stervitur? Sa eshte merita e tij ai gol dhe sa merite eshte e mesfushoreve?

“Per Lukakun eshte thene gjithcka, e dini shume mire cfare mendoj une dhe eshte siperfaqesore te flas tani. Jam shume i lumtur edhe per te edhe per mesfushoret dhe golat e tyre qe kane shenuar shume.”

“E rendesishme ama per mua eshte te fitojme ndeshjet. Sa me shume shenojme aq edhe me mire. Ne te kaluaren gjithmone ne skuader mesfushoret kane qene shume te rendesishem.”

Mbas tre ndeshjes eshte Juventusi, mendon se kjo mund te jete dicka qe mund te beje qe Interi te humbase perqendrimin? Mendon se ky eshte nje kapercim qe Interi duhet ta beje apo e ka bere tashme?

“Ne duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje. Duhet te perqendrohemi tek ajo qe na pret sot sepse e nesermja nuk i dihet.”

“Le te perqendrohemi qe te bejme sa me mire tek e tashmja. Neser kemi nje ndeshje shume te rendesishme kunder nje skuadre qe ka nje identitet te mirefillte.”

“Kane qene gjithmone protagonist ne vitet e fundit ata dhe Kupa e Italise qe kane fituar eshte nje tregues per punen e mire qe kane bere.”

“Eshte e qarte pastaj qe nese futemi tek derbi i fituar ne i kemi merituar te gjithe komplimentat qe kemi marre, por nuk kemi bere ende asgje. E rendesishme eshte rruga qe kemi perpara.”

“Duhet te shtypim butonin reset dhe te vazhdojme perpara. Neser na pret Lazio dhe duhen pergjigje te rendesishme ne fushen e lojes.”

“Kur me flisni per nje skuader qe eshte gati une ju them se jemi akoma tek ndeshja e peste e Serie A. Ka nje rruge aq te gjate sa do te kete edhe momente ku do te biem por e rendesishme do te jete qe te bejme ne te ardhmen.”

“Eshte e thjeshte te thuash gjera tani qe kemi fituar, por do te jemi edhe situata te veshtira. Kane kaluar vetem 4 jave. Kam eksperiencen e duhur per te mbajtur kembet ne toke.”

“Duhet te jemi shume te zotet ne gjithcka dhe me kembet ne toke te gjithe sepse asgje nuk eshte e lehte. E perseris qe jane dy skuadrat me te cilat luftojme: eshte edhe Napoli te cilen ju duket sikur nuk e llogarisni por qe eshte shume e forte.”

“Nuk kane shitur asnje dhe kane permiresuar skuadren edhe me shume. Juventusi eshte i forte dhe ka qene. Pastaj vjen Interi dhe te tjerat.”

Ke do te votonit tek Fifa Awards dhe ke ke votuar kur ke qene tranjer i kombetaret?

“Nuk me kujtohet ke kam votuar por di qe ishte Ronaldo ose Messi. Por sido qe te votosh, nuk gabon me ata te dy. Ashtu si e kam thene edhe here te tjera po flasim per lojtare qe cdo sezon bejne 40-50 gola.”

“Jane dy futbolliste fantastik qe po bejne historine e futbollit dhe qe do te kujtohen per gjithcka cfare kane dhene. Duhet te jemi falenderues per gjithcka cfare na kane dhene.”

Ditet e ardhshme do te jene shume vendimtare. Ka ndonje lojtar nga ku pret pergjigje te rendesishme?

“Nuk eshte se deri me tani ka pasur dite te lehta, eh. Nuk na ka falur askush asgje. Sot eshte dita ku duhet te dime se do te kete veshtiresi por duhet te dime si ti kalojme. Do te jete keshtu deri ne diten e fundit.”

“Nuk duhet te humbasim mes entuziazmit dhe as te demoralizohemi nga ndonje situate. Rruga eshte nje dhe e vetme e duhet seriozitet. Kete nuk duhet ta harrojme. Nese e harrojme jemi ne telashe.”

Barella ka filluar te futet ne loje, si te duket?

“Nicolo ka karakteristika te vecanta dhe vetem rritet. Eshte nje lojtar si kam qene une, eshte nje djalosh qe eshte plot me energji nga te gjitha anet, duhet te jemi te zotet qe ta perdorim sakte energjine qe ka aty ku duam ne.”

“Shume here ka raste ku shperdorohet kjo energji, por po flasim per nje djalosh qe ka potenciale te papara, punon dhe eshte vene totalisht ne dispozicion te Interit.”

“Ka qene ai qe donte te luante tek Interi. Pastaj e kemi bere ne punen tone. Por jane te gjithe ingridientet qe ai te behet nje kolone e ketij Interi per shume vite me radhe.”

Sipas Godin, ka shume ngjashmeri ndermjet Contes dhe Simeones. A e gjen me vend krahasimin?

“Me Simeonen, duke folur futbollistikisht, kemi qene shume te ngjashem. Edhe Diego ishte i veshtire ta kishte perballe dhe nuk leshonte asnje centimeter. Nga fusha ne fushe dhe golat i gjente shpesh.”

“Po ben nje karriere te shkelqyer si tranjer dhe ka gjetur vendin ideal tek Atletico per te cuar perpara filozofine e tij dhe idene qe ai ka. E respektoj po kemi pak ngjashmeri tani sepse kemi pasur eksperienca te ndryshme. Po flasim ama per nje tranjer te madh.”

A e shikon edhe ti veten tek Interi per shume vite si Simeone tek Interi?

“Kur ti nis nje projekt te ri ke nje shprese te madhe qe te jete sa me i gjate. Pastaj sa me shume qendron ne nje klub aq me shume do te thote se ata jane afruar me idete e tua.”

“Kur punon me nje grup per shume kohe do te thote se vetem mund te permiresohesh. Mund te besh modifikime por rritesh ne vazhdimesi.”

“Per nje tranjer te qendroje tek nje klub per shume vite eshte gjeja me e mire dhe une uroj te ndodhe sa me shpejt kjo gje dhe pse jo tek Interi sepse maksimumi qe kam ndenjur me nje klub ka qene tre vite.”

“Te hapesh nej cikel nga ana e punes do te ishte shume e thjeshte se sa ta nisesh dicka nga zero.”

“Por me kete pyetje me ke dhene nje assist sepse dua te falenderoj Lele Orialin per punen e mrekullueshme qe po ben duke me ndihmuar. Te falenderoj Zanettin gjithashtu per gjithcka (te dy prezent ne sallen e konferencave).”

“Tani pjesa me e rendesishme eshte qe te vazhdojme ne kete rruge por ka qene nje fat per mua te kem pasur ata te dy ketu. Atyre te dyve i shkon nje falenderim i madh.”

Ne cfare pike  eshte rritja e mbrojtesve dhe a mendon se eshte ne nivelin qe e ke pritur?

“Skriniar per shembull ka personalitet shume te madh, kur i kerkoj dicka ai kerkon ti beje ato. Eshte e pashmangshme pastaj qe dicka ka ndryshuar me te kaluaren.”

“Kur gjen dhjete lojtare pas gjysmefushes per ne behet shume e rendesishme qe regjizoret e lojes te jene vete mbrojtesat tane sepse vetem ashtu mund te cash tek skuadra te tilla.”

“Po punojme per kete dhe do te bejme akoma me mire ne te ardhmen. Futbolli modern eshte nje futboll total dhe nuk mund te mendosh qe mbrojtesi duhet vetem te mbroje.”

“Duhet te beje edhe kete edhe pse mund te humbase dicka nga ana mbrojtese. Secili ka detyra te ndertoje dicka ne kete Inter. Loja moderne perfshin 11 lojtare dhe une kete dua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.