Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte zbulon gjithcka: “Ja kush do te luaje ndaj Juventusit ne sulm. Eriksen? Po punoj me te per…”

Conte zbulon gjithcka: “Ja kush do te luaje ndaj Juventusit ne sulm. Eriksen? Po punoj me te per…”
Inter Club Staff

Ashtu si eshte tradite tashme, Antonio Conte ka folur per mikrofonat e Rai Sport, perpara ndeshjes se Kupes se Italise.

Tekniku zikalter ka prezantuar takimin dhe ka folur gjithcka ne lidhje me ndeshjen e sotme ne konferencen e tij per shtyp.

Per sa i perket ndeshjes.

“Duhet te kete nje respekt te madh ne drejtim te nje formacioni shume te forte: duhet te jemi te zotet te bejme nje ndeshje te madhe.”

“Kualifikimi kesaj radhe do te luhet ne 180 minuta, si ne viti ne kaluar ndaj Napolit, kur humbem 1-0 ne shtepi dhe me pas barazuam 1-1 ne Napoli.”

“Duhet te kerkojme te bejme me te miren tone. Duhet te tregohemi te zotet vertete.”

Per sa i perket mungeses se Lukaku.

“Nuk eshte hera e pare qe na mungon Romelu, do te luaje Alexis me Lautaron. Romelu eshte mire, e ka treguar kete gje edhe me dy golat ndaj Beneventos.”

“Tani do te kete menyre qe te pushoje dhe te rikthehet ne kampionat ku na presin ndeshje te veshtira.”

Per sa i perket Eriksen.

“Christian eshte nje djalosh i mbare, po dedikohet shume dhe te gjithe po kerkojme te punojme shume me te sa te gjejme sa me shume mundesi qe ai te kete hapsira per tu shprehur.”

“Per mua dhe per skuadren ai eshte nje alternative e rendesishme.”

Nderkohe, Conte ka thene disa fjale pas Rai Sport edhe per kanalin zyrtar tematik te Interit, Inter TV, ku ai eshte shprehur si me poshte:

Cfare diference do te kete ndeshja e sotme ne krahasim me ndeshjen e kampionatit?

“Juventusi do te vije me sigurim ndjesine e hakmarrjes pas asaj humbje te pesuar pak dite me pare ne kampionat.”

“Duhet te kemi kujdes ne cdo moment, e duhet te perballemi ne menyren me te mire te mundshme me kete ndeshje.”

“Do te perballemi me nje skuader shume te frote dhe duhet te kemi sa me pak gabime ne fushen e lojes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.