Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cordoba: “Morata tek Inter? Eshte i mirepritur. Mou-Cholo, duel i bukur”

Cordoba: “Morata tek Inter? Eshte i mirepritur. Mou-Cholo, duel i bukur”
Ardi Deda

Ivan Ramiro Cordoba, manxheri aktual i Inter, ka dhene nje interviste ekskluzive per Goal Spagna, duke trajtuar tema te ndryshme, nga Champions League tek merkato. “Te kthehesh ne stadiumin Bernabeu per ‘Corazon Classic Match’ eshte nje mundesi e mrekullueshme per te ndihmuar femijet dhe fondacionin. Ketu kunder Bayern, atmosfera ishte e mrekullueshme ate mbremje dhe ka motivuar shume skuadren. Nese Reali kualifikohet kunder Bayern? Eshte akoma gjithcka e hapur, por nese bejne punen qe kerkohet prej atyre nga Ancelotti mund tia dalin edhe pse nuk do te jete e lehte te mbizoterojne ne Gjermani. Ne 20 minutat e para Bayerni ka dominuar, me pas Reali kishte mundesi te fitonte me me shume se nje gol”.

Duke folur per gjysmefinalen tjeter midis Chelsea dhe Atletico Madrid, Cordoba flet edhe per lojen mbrojtese te shfaqur nga Jose Mourinho ne Calderon: “Eshte e mundur te kete pasur kete qendrim, por cdo trajner vendos per skuadren ne varesi te rendesise se ndeshjes. Ne kete rast, Mourinho e dinte qe behej fjale per nje ndeshje 180 minuta te gjate. Ne Londer do te jete sigurisht nje ndeshje tjeter, sepse kane nevoje per nje rezultat pozitiv. Sigurisht, jane dy trajnera qe mund te na habisin, dhe e kane treguar kete gje ne kete Champions League . Do te jete nje duel i bukur”.

Ne fund flitet per merkato dhe interesimin e zikalterve per Alvaro Morata: “Inter eshte gjithmone e interesuar per te blere lojtare te medhenj dhe Morata eshte njeri prej ketyre dhe eshte i mirepritur ne nje klub si i yni. Sigurisht, duhet te ndodhin disa gjera ne menyre qe ai te vije”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.