Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Correre frikeson Interin per Barella: “A e dini cfare gabimi po beni me te? Nuk mund te mendohet qe…”

Correre frikeson Interin per Barella: “A e dini cfare gabimi po beni me te? Nuk mund te mendohet qe…”
Inter Club Staff

“Inter eshte me shume vonese dhe po ben nje gabim te madh per te ardhmen e Nicolo Barella”. Keshtu hapet Corriere dello Sport sot.

Pse? Sepse sipas tyre, Interi po gabon qe po e zgjat shume ceshtjen e rinovimit te lojtarit i cili gjithmone sipas Corriere dello Sport, meriton nje status tjeter tek Interi.

“Zikalterit jane me vonese te madhe per Barella: ai eshte mesfushori me i mire qe ka, perse nuk po rinovohet kontrata e tij?

“Lojtari merr vetem 2,5 milione euro ne sezon. Jane shume pak per nje si ai. Nderkohe, kjo marreveshje eshte arritur ne 2019, kur lojtari ishte ende anonim.”

“Ne mes eshte nje premtim i dhene dhe qe duhet mbajtur sa me shpejt. Nuk eshte koha per te humbur asnje dite.”

“Rastet e Donnarumma dhe Calhanoglu, qe vetem pak kohe me pare ndodhen te Milani, duhet te bejne Interin te mesojne nga gabimet e kushurinjve.”

“Barella aktualisht do te bente titullarin ne cdo skuader ne Europe dhe pikerisht kjo situate kontraktuale shqeteson.”

“Barella meriton nje rroge te pakten 5 milione euro, sa dyfishi i asaj qe ka sot, sepse Hakan Calhanoglu merr kaq: mesfushori kampion europe nuk mund te marre me pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.