Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

352 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Alarm i kuq tek Interi: 4 mbrojtesa kane shfaqur probleme fizike, ja emrat dhe gjendja e tyre!

Corriere – Alarm i kuq tek Interi: 4 mbrojtesa kane shfaqur probleme fizike, ja emrat dhe gjendja e tyre!
Inter Club Staff

Alarm ne mbrojtjen e Interit: forcimi i punes se vendosur nga Antonio Conte per skuadren ne prag te rifillimit te Serie A me sa duket ka pasur efekte negative per disa lojtare zikalter.

Ata qe e kane pesuar me shume kete vendim te teknikut kane qene djemte e repartit te mbrojtes qe kane hasur jo pak veshtiresi dhe probleme.

Kete gje e shkruan Corriere dello Sport e cila shkruan: “Nje rinisje me shume pak frymemarrje. Kjo sepse, ne shtepine Inter, jo vetem qe ka shqetesim te madh qe do te luhet per dy objektiva, Kupen e Italise dhe Seire A, por ne harkun e 8 diteve shqetesimi i shtuar vjen nga infermieria.”

“Eshte pikerisht kjo qe ka futur ankth tek Conte. Probleme ne gju per Vecinon tashme nuk jane dicka e re dhe kemi folur ne ditet e kaluara.”

“Por shqetesimi me i madh ka ardhur se ne ditet e kaluara kane hasur probleme fizike Godin, Bastoni, De Vrij dhe D’Ambrosio. Te katert pjese e mbrojtjes.”

ALARM I KUQ NE MBROJTJE – “Per kete te fundit, alarmi sikur ka rene sepse eshte rikthyer te stervitet me grupin (D’Ambrosio).”

“Por nderkohe per te tjeret, duke qene se behet fjale per shqetesime te vogla fillestare, kane te gjithe kushte per tu vlersuar.”

“Te demtohesh ne kete moment, i bie te mungosh ne 10 ndeshjet e ardhshme te Serie A dhe do te ishte dicka aspak e lumtur per Interin dhe sidomos per Conten.”

“Pastaj, nese te demtohen te gjithe mbrojtesat, rrezikon te mos kesh lojtare mjaftueshem per tu perballur me skuadrat.”

“Ne kete moment, situata me delikate duket ajo e Godin. Nderkohe Bastoni de De Vrij kane pasur disa shqetesime muskulare qe nuk jane dukur ne pamje te pare serioze por mund te behen te tilla nese perballohen ne menyren e gabuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.