Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

140 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere: “Alexis Sanchez nuk ka ardhur ende ne Itali: ja motivet e mos rikthimit te tij ne kohe.”

Corriere: “Alexis Sanchez nuk ka ardhur ende ne Itali: ja motivet e mos rikthimit te tij ne kohe.”
Inter Club Staff

Duket se ka nje mungese ne lojtaret e Interit qe kane qene me leje dhe qe jane rikthyer ne Milano gjate kesaj jave.

Ne fillim u mendua qe i fundit do te vinte Diego Godin, i cili kishte ikur me vone se te gjithe ne Uruguay dhe erdhi 2 dite me pas se shoket e skuadres (tani ndodhet ne Milano).

Por nuk eshte pikerisht keshtu: nga lojtaret qe jane kthyer ne baze, mungon Alexis Sanchez.

Lojtari sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, ndodhet ne Kili dhe me sa duket nje detaj teknik e ka lene ate ende ne shtetin e tij.

Me sa duket, ai me te mberritur ne Kili, eshte dashur qe te qendroje 15 dite ne izolim ne shtepi dhe nuk mund te levize dot pa i mbushur ato.

Keshtu, Sanchez ka komunikuar me stafin dhe Conten duke marre nje leje speciale dhe ka kerkuar qe te rikthehet ne Milani sapo karantina e tij te mbaroje.

Ne krahasim me shoket e skuadres, ai ishte nisur disa dite me vone dhe keto dite po organizon rikthimin.

Keshtu Sanchez pritet ne Milano diku ne ditet e para te javes qe vjen ndermjet te martes dhe dites se merkure.

Me te ardhur ne Itali, ai do te futet perseri ne nje karantine 15 ditore ne Milano, ashtu si e kerkon ligji italian i emergjences.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.