Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Antonio Conte ka vene ne shenjester rekordin e Helenio Herrera

Corriere – Antonio Conte ka vene ne shenjester rekordin e Helenio Herrera
Inter Club Staff

“Antonio Conte ndaj Milanit ka barazuar nisjen e tij me te mire ne nje kampionat ne karriere, por nuk ka aspak ndermend qe te ndalet.”

“Pas kater sukseseve te para ne Serie A kunder Lecces, Cagliarit, Udineses dhe Milanit, tekniku zikalter po kerkon fitoren e peste ndaj Lazios neser ne San Siro.”

“Do te ishte me te vertete nje nisje shume e mire dhe e rendesishme per te, por natyrisht nuk do te behej fjale per rekord sepse rekordi i takon dikujt tjeter.”

“Gjithesesi Conte i ka te gjitha mundesite nese do te vazhdoje me fitoret ” – kujton Corriere dello Sport e cila me pas flet edhe per Spallettin.

“Luciano ne 2017-2018 u ndal pikerisht tek ndeshja e peste (barazim ndaj Bolognas) ndersa Roberto Mancini ne 2015-2016 arriti pese suksese me radhe perpara humbjes me Fiorentinen.”

“Keto jane rekordet e viteve te fundit por qe te rikthehemi tek nisja me e mire e nje kampionati, Interi duhet te rikthehet pas ne historine e saj ne formacionin e 1966-67.”

“Ne ate kohe zikalterit e nisen me fitore ndaj Foggia, Vicenza, Atalanta, Spal, Lecco, Brescia dhe Torinos perpara se te ndaleshin ne ndeshjen e tete ne nje 0-0 me Romen.”

“Skuadra e drejtuar nga Helenio Herrera ne ate kohe e mbylli kampionatin ne menyren me te keqe te mundshme me kampionatin qe u humb ne ndeshjen e fundit dhe Kupen e Kampioneve te humbur ne finale ndaj Celtic.”

“Conte eshte mesuar qe ta nise kampionatin me kemben e mbare dhe gjithe kohes ne gaz e kete gje e tregon karriera e tij.”

“Ne 2012-13, ne sezonin e tij te dyte tek Juventusi ai mundi Parmen, Udinesen, Genoan dhe Chievon perpara se te barazonte tek e pesta me Fiorentinen: kete rekord personal ai e ka barazuar dhe neser mund ta thyeje.”

“Por tranjeri i Interit deshiron qe te hyje menjehere ne historine e Interit: deshiron qe te barazoje rekordin e Herreres pikerisht ne ndeshjen ndaj Juventusit ne 6 tetor.”

Natyrisht qe ky eshte thjesht shkrimi i Corriere dello Sport dhe Conte nuk ka shprehur publikisht asnje deshire per te thyer ndonje rekord te tille. 

Kryefjala e Contes ne cdo interviste ka qene nje: te mendohet ndeshje pas ndeshje dhe jo per pas tre ndeshjes apo per fundin e kampionatit qe tani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.