Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,073 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Askush nuk e pranon, por ja dyshimi i madh qe ka i gjithe Interi ne kete moment per Icardin

Corriere – Askush nuk e pranon, por ja dyshimi i madh qe ka i gjithe Interi ne kete moment per Icardin
Inter Club Staff

Vetem pak dite larg nga Inter-Lazio, ka ende shume diskutime per figuren e Mauro Icardit dhe rikthimin e tij ne skuader. 

Me sa duket ai eshte i mbeshtjelle nga misteri per shume dinamika te ndryshme qe varen nga ai dhe nga reagimi i te gjithe personazheve ne kete histori.

Por nuk ka te beje me tashme me rikthimin ne skuader, kjo gje eshte hedhur pas shpines dhe ai eshte rikthyer.

Gjithcka ka te beje me ndeshjen e se dieles ne darke ndaj Lazios ku i gjithe Interi (drejtuesit, stafi teknik, shoket dhe Spalletti) kane dyshime te forta.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport per kete: 

“Mbi te gjitha pyetja qe behet me shume ne kete moment ne Appiano Gentile eshte nje dhe e vetme: sa do te sherbente te futej ne San Siro per here te pare nje lojtar qe ka 40 dite qe nuk luan duke bere si i demtuar per shkak se i kane hequr shiritin e kapitenit?

“Sa oportune do te ishte te futej ne kete ambjent nje lojtar ne nje stadium qe fal me shume veshtiresi nje hap kaq te gabuar se ky me nje Curva Nord qe asnjehere nuk ka pasur ndonje ndenje te forte per te?”

“Prandaj, nese ai pritet negativisht nga Meazza te gjithe pyesin veten edhe per dicka tjeter: po sikur te kete efekt negativ kjo tek skuadra?”

“Kjo eshte arsyeja kryesore se pse Spalletti pritet te hedhe nga minuta e pare ne fushe Keita Balde dhe jo Icardin edhe pse ne nje situate normale Icardi sdo e diskutonte vendin e titullarit.”

“Por dicka eshte e sigurt: nese sdo jete me Lazion, ndaj Genoas ai do te jete titullar. Do te jene dy muaj qe do te kalohen bashke me Icardin keto e me pas ne vere do te shihet zgjedhja me e mire.”

“Por dyshimi i madh i Interit ne kete moment mbetet nje: A do te ishte nje zgjedhje me mend te hidhet Icardi ne fushe me nje Meazza te nevrikosur me te?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.