Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere: “Atehere kur askush nuk e priste, Conte ka gjetur ‘xhol’-in fitues tek Interi: behet fjale per ‘te padeshiruarin’ Darmian.”

Corriere: “Atehere kur askush nuk e priste, Conte ka gjetur ‘xhol’-in fitues tek Interi: behet fjale per ‘te padeshiruarin’ Darmian.”
Inter Club Staff

Blerja e tij ka qene nje nga ato blerje me shume pak publicitet, por Darmian ka dashur shume pak qe te dale ne pah si nje blerje e mire.

Mbi te gjitha, ai ka qene nje blerje e kerkuar nga Conte, qe e ka njohur mire lojtaårin qe nga koherat e Kombetares.

Per te ai ka thene: “Jam i lumtur per Darmian, eshte i besueshem. Mund ti jape mundesi te rritet Hakimi me qetesi.”

“Per aq kohe sa ka luajtur, ka bere shume mire. Jam i kenaqur me te”, ka thene Conte per te, dhe ai sapo kishte shenuar nje gol ndaj Borussia Monchengladbach.”

Keshtu, Corriere dello Sport i jep te drejte teknikut zikalter: “Hakimi mund te kompletoje me qetesi rritjen e tij dhe pershtatjen ne futbollin italian.”

“Marokeni mbetet nje siguri, nje goditje e cmendur per te ardhmen e Interit, por ne kete moment ka nevoje per besim dhe te gjeje dimensionin e tij tek ky Inter, sepse ende se ben dot diferencen ne futbollin Contian.”

“Duke pasur si alternative nje “te perdorur te sigurt” soi Darmian, Achraf mund te rritet me te vertete me qetesi, pa nxituar asgje per te me ndeshje keshtu-keshtu qe te humbasin besimin tek aftesite e tua.

Lojtari ka ardhur nga nje aventure tek Manchester United, qe nuk ka shkuar shume mire dhe me pas kishte arritur te ngrinte perseri koke tek Parma.

Aty kishte ardhur si nje operacion i sponsorizuar edhe nga Interi.

Ne veren e 2020, ai u transferua te zikalterit ne nje huazim prej 1 milione eurosh me detyrim blerje prej 2 milione eurosh.

Darmian fiton 2,2 milione euro dhe Interi paguan me pak taksa per te per shkak te Dekretit te Rritjes se Qeverise Italiane.

“Darmian i njeh shume mire levizjet dhe automatizimet e skemave te Contes.

Eshte taktikisht inteligjent dhe e duan te gjithe.”

“Me siguri qe nuk ka vrapin dhe furine e Hakimi, por ne kete moment eshte gati me shume se kurre qe te beje te gjitha fazat.”

“Jo me kot Conte po i alternon ata te dy”, ka nenvizuar e perditshmja italiane per lojtarin.

“Ai eshte nje xhol, nje xhol i Contes qe mund te perdoret si ne te majte e si ne te djathte. Por te mos harrojme, edhe ne qender te mbrojtjes kur eshte nevoja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.