Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ausilio e pranon: ja cfare na mungon ende per te kompletuar skuadren!

Corriere – Ausilio e pranon: ja cfare na mungon ende per te kompletuar skuadren!
Inter Club Staff

Eshte perfolur shume ne media per lojtaret qe mungojne tek Interi keto dite, edhe pse zikalterit kane bere pese goditje deri me tani.

Tek Interi ka ardhur Lautaro Martinez nga Racing, Stefan De Vrij nga Lazio, Kwadwo Asamoah nga Juventus, Radja Nainggolan nga Roma dhe Matteo Politano nga Sassuolo.

Por te gjithe e dine se merkato Interit nuk ka perfunduar aspak ketu.

Si tek shitjet, qe diku tek 4-5 lojtare pritet te largohen ne kete muaj, por edhe per blerjet, sepse Interi ka ende disa pozicione te pa mbuluara mire me lojtare.

Nderkohe qe mediat e kane theksuar kete gje, kjo eshte pranuar edhe nga vete Ausilio.

Ja cfare thote Corriere dello Sport per kete:

“Asnje nxitim en kete moment, por Piero Ausilio eshte vendosur ne pozicion Stand By pasi ka blere pese lojtaret me larte. Ne kete moment, Piero Ausilio e ka pranuar ne mikrofonat tane qe Interit i mungojne dy lojtare per tu kompletuar.”

“Behet fjale per nje mbrojtes krahu dhe nje mesfushor. Ne rastin e dyte, emri i kerkuar eshte ai i Mousa Dembele, i cili ne kete moment po luan ne Boteror me kombetaren e tij.”

“Per sa i perket pozicionint te pare, atij te mbrojtesit te krahut, i preferuari eshte Florenzi por varet nese do te rinovoje apo jo. Pastaj te zakonshmit Vrsaljko, Zappacosta apo Darmian.”

“Dicka eshte e sigurt: Ausilio e ka pranuar vete dhe keshtu nuk jane me thjesht zera merkatoje. Interi do te jete shume aktive edhe ne merkaton hyrse ne muajin korrik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.