Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ausilio ne rrezik? Interi ka kontaktuar DS e Romes, Monchi. Pergjjigja ka qene…

Corriere – Ausilio ne rrezik? Interi ka kontaktuar DS e Romes, Monchi. Pergjjigja ka qene…
Inter Club Staff

Vitet me radhe te Interit jashte Champions League nuk eshte se nuk kane lene shenje tek zikalterit. 

Interi mungon qe prej 2012 ne kompeticionin me te rendesishem Europian.

Nderkohe qe gjate ketyre viteve jane nderruar lojtaret, tranjeret, stafi, drejtorat, pronaret disa here, nje njeri i ka rezistuar te gjitheve: ai quhet Piero Ausilio.

Ausilio ka 20 vjet qe punon ne klubin zikalter ku ne menyre te sukseshme arriti te ngrinte Primaveren ne nivelet qe eshte sot dhe pas largimit te Brances, ai mban pozicionin e drejtorit sportiv.

Ne fillim u mendua se ardhja e Sabatinit do ta veniste figuren e tij apo do te sillte edhe nje largim te mundshem por Ausilio arriti te punonte shume mire me Sabatinin duke sjelle ne Milano bashke goditje si Cancelo, Skriniar apo edhe Rafinha.

Shume shpejt u largua edhe Sabatini dhe ne krye mbeti Piero perseri.

Por sipas asaj qe shkruhet sot nga Corriere dello Sport, Interi po mendon per drejtorin sportiv te Romes, Monchi.

Ai qe mund te rrezikoje vendin e punes mund te jete pikerisht Piero Ausilio i cili sapo ka festuar 20 vite tek zikalterit.

Corriere ka shkruar sot se Interi ka trokitur ne dyert e Romes per drejtorin sportiv Monchi:

Related image

“Interi por edhe Milani madje e kane bere nje sondazh per drejtorin spanjoll te Romes, por pergjigja ka qene negative.”

“Monchi nuk deshiron te largohet nga Roma sepse e konsideron punen e tij te pa perfunduar.”

“Pallota ka shume besim tek ai dhe ka arritur madje ta binde edhe per te marre pjese ne turneun amerikan.”

“Per momentin, edhe pse Interi eshte shume e Interesuar, Monchi nuk leviz. Por ky mbetet vetem nje sondazh, sepse Ausilio do te qendroje ende tek Interi, me perjashtim te ndonje te papriture nese zikalterit deshtojne ne Olimpico…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.