Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere, cfare lajmi: “As Emerson e as Gosens, ja lojtari qe po tenton Interi te bleje ne krahun e majte.”

Corriere, cfare lajmi: “As Emerson e as Gosens, ja lojtari qe po tenton Interi te bleje ne krahun e majte.”
Inter Club Staff

Pavarsisht se Suning mund te kete nje ortak te ri, fushata e blerjeve te Interit nuk do te jete ajo e dy sezoneve me pare. 

Zerat jane se Interi mund te detyrohet edhe per te bere ndonje shitje qe te fitoje para per blerjet e saj.

Por zikalterit pritet te jene mjaft aktiv dhe duke pasur nje drejtues si Beppe Marotta ne shtepi, zikalterit jane me te sigurt ne cdo hap qe do te hedhin.

Ne krahun e majte pritet qe te vije me patjeter nje lojtar i rendesishem per te zevendesuar Ashley Young qe eshte ne skadence kontrate.

Por me sa duket, ka nje emer te ri per Interin ne krahun e majte dhe ai eshte nje lojtar i konfirmuar ne Europe tashme.

“Nuk eshte as Emerson Palmieri e as Gosens, dy lojtare qe jane perfolur ne te kaluaren. Eshte nje argjendinas qe luan ne Eredivisie.”

“Po flasim per Nicolas Tagliafico, po qe ka nje pashaporte komunitari dhe mund te vije pa problem ne Milano.”

“Ai eshte 28 vjec, ka nje eksperience te dukshme ne kupat europiane dhe eshte titullar i Kombetares Argjentinase ne krahun e tij.”

“Lojtari i ka bere me dije Ajax se deshiron te largohet dhe per te kane kerkuar informacione edhe Atletico Madrid, Leeds dhe City.”

“Cmimi aktualisht eshte 15 milione euro dhe rroga eshte teper e ulet. Kjo e fundit eshte nje avantazh i rendesishem, sepse Interi mund t’ja ofroje.”

“Por problemi ne kete moment eshte me operacionin e blerjes. Zikalterit duket se do duhet te shesin me pare para se te hidhen ne sulm serioz per te.”

“Nicolas Tagliafico nderkohe jo shume kohe me pare e ka deklaruar hapur se e ka enderruar gjithmone nje kalim tek Interi.”

“Ai ka treguar se si Zanetti ka qene idhulli i tij dhe eshte nje enderr qe emri i tij te permendet nga nje klub prestigjoz si Interi e jo me te luaje ne klubin ku ka qene kapiten Javier Zanetti.”

“Conte nga ana e tij e vlereson lojtarin shume sepse ka fryme, eshte taktikisht i mire por mbi te gjitha ka eksperience dhe Conte po kerkon kete gje per skuadren e tij per tu perballur me me shume vendosmeri ne Champions League sepse ka qene pikerisht eksperienca ajo qe ka penalizuar Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.