Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 11, 2020

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere, cfare lajmi: “Fiton Interi, dorezohet Reali: ja klauzola e vetme pro-Real qe do te kete Hakimi ne kontrate.”

Corriere, cfare lajmi: “Fiton Interi, dorezohet Reali: ja klauzola e vetme pro-Real qe do te kete Hakimi ne kontrate.”
Inter Club Staff

Interi eshte gati tashme qe te mireprese Achraf Hakimi ne Milano.

Lojtari i krahut me origjine marokene do te vije ne Milan per 40 milione euro plus disa bonuse te ndryshme.

Por me sa duket, sipas Corriere dello Sport, ne keto momente ka ardhur nje lajm shume i madh nga kjo tratative.

Sipas Corrieres, Real Madrid eshte dorezuar dhe Interi ka fituar ne ‘dyluftimin’ nese duhet te ekzistoje nje klauzole per riblerjen e lojtarit.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane: “Mbrojtesi i krahut maroken pritet qe te jete ne Milano qe diten e sotme.”

“Ai do te vendose firmen ne kontraten qe do e lidhe me Interin per 5 vite me 5 milione euro ne sezon.”

“Por nuk eshte ky lajmi i vertete, sepse kjo dihet prej ditesh tashme. E reja me e rendesishme ne keto momente vjen per sa i perket “klauzoles recompra”.

“Real Madrid nuk ka arritur ta binde dot Interin qe te kete ne kontraten e lojtarit nje te drejte riblerje per dy sezonet e ardhshme.”

“Keshtu, ka fituar Interi: nuk do te kete aspak nje klauzole te tille. Por Interi ka rene dakort me dicka tjeter te cilen e ka propozuar Ausilio.”

“Real Madrid do te kete te drejten e barazimit te ofertes ne rast se Interi do te vendose ta shese Hakimin ne te ardhmen.”

“Per shembull, nese pas nje viti vjen nje oferte prej 50 milione eurosh dhe Interi deshiron ta pranoje kete oferte, klubi zikalter duhet te lajmeroje Realin per kete oferte dhe duhet ti pyese nese duan ta barazojne kete oferte.”

“Normalisht qe kjo nuk eshte nje klauzole qe nuk ndikon tek e ardhmja e Hakimit tek Interi, por vetem tek nje e ardhme ku Interi vendos ta shese ate.”

“Kjo eshte e vetmja menyre qe e lidh te ardhmen e Hakimit me Realin e Madridit. Te pakten ne menyre zyrtare.”

“Gjate diteve te kaluara ka pasur nje frike ne rritje nese zikalterit do te benin apo jo nje marreveshje alla-Morata me Realin.”

“Te gjithe e mbajne mend kur Reali i Madridit aplikoi te drejten e riblerjes per Alvaro Morata kur ai kishte shperthyer me Juventusin vite me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.