Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere, cfare lajmi: “Ndryshon cdo gje per Brozovic tek Interi. Tashme lojtari eshte i sigurt per…”

Corriere, cfare lajmi: “Ndryshon cdo gje per Brozovic tek Interi. Tashme lojtari eshte i sigurt per…”
Inter Club Staff

Me sa duket po ndryshon gjithcka per Brozovic tek Interi dhe kjo gje po ndodh per mire natyrisht sipas lajmeve te fundit.

Kroati po afrohet me hapa galopant drejt nje rinovimi qe do e lidhe me klubin zikalter shume me teper se kontrata aktuale.

Ky lajm i madh vjen diten e sotme nga faqet e Corriere dello Sport, e cila zbulon detaje ne lidhje me kete kontrate te re.

“Sinjalet nga ana e kroatit ne drejtim te Interit vazhdojne te jene shume pozitive dhe te japin ndjesine sikur ai se ka ndermend fare largimin nga Milano.”

“Objektivi i Interit nderkohe eshte qe ta blindoje lojtarin deri perpara festave, qe me pas nga viti i ri te mos merren me me kete histori.”

“Por kjo eshte edhe dicka qe e kerkon me ngulm Inzaghi qe deshiron qe Brozovic te jete i perqendruar vetem te fusha e lojes.”

“Nderkohe, ne kete moment palet kane per te diskutuar edhe nje detaj te fundit te kontrates qe eshte me karakter ekonomik.”

“Brozovic kerkon nje milione euro me shume se sa oferta qe ben Interi por normalisht si gjithmone ne keto raste, rruga e perbashket mund te gjendet ne mes. Ky gjithesesi eshte nje tjeter lajm i madh per Inzaghin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.