Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

947 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere, cfare shkrimi: “Njerez, kemi perballe dicka te pabesueshme: e pate dje ndaj Lazios? Ishte nje…”

Corriere, cfare shkrimi: “Njerez, kemi perballe dicka te pabesueshme: e pate dje ndaj Lazios? Ishte nje…”
Inter Club Staff

Ka qene fitorja e tete radhazi per Interin, qe ka mundur 2-1 Lazion dhe ka filluar 2022 pikerisht ashtu si mbylli 2021.

Ka qene nje fitore totalisht e merituar, sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, e cila i ka kushtuar Interit nje shkrim teper te bukur.

“Njerez, kemi perballe dicka te pabesueshme: e pate dje ndaj Lazios? Ishte nje ndeshje ku Interi meritoi ne cdo moment te fitonte.”

“Ka qene nje Inter i pabesueshem, perseri, qe ka fituar ndeshjen e tete radhazi. E ka bere kete gje fale dy mbrojtesave.”

MILAN, ITALY - JANUARY 09: Milan Skriniar of FC Internazionale celebrates with teammate Edin Dzeko following the the Serie A match between FC Internazionale v SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 09, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Bastoni dhe Skriniar kane derguar nje sinjal te rendesishem per Inzaghin nderkohe qe sulmi vendosi ta bente nje ndeshje pushim.”

“Kunder ish-skuadres se tij, e vetmja qe e kishte mundur Interin ne kete sezon, tekniku zikalter pa nje Inter qe dominoi dhe vuajti atehere kur ishte per te vuajtur.”

“Edhe pse mori fund rruga me rrjeta te paprekura pas 587 minutash loje, 2022 e gjeti Interin me te njejten deshire dhe vullnet: 17 raste per shenim kunder 5 te Lazios.”

“Suksesi i marre eshte i treti radhazi per Interin ne nje ndeshje direkte pas fitoreve ndaj Napolit dhe Romes. Por ka qene nje fitore edhe me e thelle se sa 2-1 qe ishte rezultati, sepse Interi dominoi dhe ate gol qe pesoi, e nxori vete nga hici.”

“Ka fituar thejesht me e forta. Per kete, nuk ka me te voglin dyshim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.