Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Conte buzeqesh, Marotta i ka premtuar se do i plotesoje deshiren

Corriere – Conte buzeqesh, Marotta i ka premtuar se do i plotesoje deshiren
Inter Club Staff

Edhe pse ai eshte shume i shqetesuar per situaten dhe per renien qe ka pesuar ne javet perpara se te ndalej kampionati, duket se Antonio Conte ka nje motiv per te buzeqeshur. 

Kete gje e shkruan Corriere dello Sport sot e cila gjithashtu mbeshtet teorine e Gazzetta dello Sport per blerjen e radhes se Interit ne sulm.

Duke pare qe reparti i sulmit pritet te pesoje nje ndryshim rrenjesor ne perberje, Marotta dhe Ausilio po punojne fort qe tani duke qene se Sanchez do te largohet tek United (mbaron huazimi) dhe Esposito do te huazohet.

Keshtu, eshte pikerisht Oliver Giroud ai qe do te vije i pari ne klub me parameter zero (me shume per kete mund te lexoni ne lajmin e menfgjesit).

Me sa duket, Conte eshte shume i lumtur per kete fakt sepse Giroud sipas tij eshte perfekt per skemat e tij dhe si zevendesues i Lukakut.

Marreveshja do te jete e thjeshte: parameter 0, dy vite kontrate me opsion per nje te trete dhe nje rroge diku tek 4 ose 5 milione euro.

Francezi ka marre nje oferte edhe nga Lazio e Igli Tares, por ai as nuk e ka konsideruar ate si te vlefshme.

Ai deshiron vetem Interi dhe te rikthehet te punoje me tranjerin qe ka punuar edhe me pare te Chelsea. Per te do te pranoje edhe nje rol si zevendesues ne skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.