Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

774 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Conte, dy lajmet e mira te para te vijne nga Appiano: ja kush rikthehet sot!

Corriere – Conte, dy lajmet e mira te para te vijne nga Appiano: ja kush rikthehet sot!
Inter Club Staff

Interi do te rifilloje punen gjate dites se sotme dhe Conte do te kete dy lajme shume te mira direkt me rifillimin e stervitjeve ne Appinao Gentile.

Tashme grumbullimi veror ne Zvicer eshte prapa kraheve e gjithashtu edhe turneu ne Azi ku Interi ka treguar se ne pergatitje ka pasur mjaft perparime.

Keshtu, zikalterit do te rifillojne stervitjet sot ne Appiano edhe sepse ne daten 4 gusht do te perballen ne Londer ndaj Tottenham.

Por kush jane dy lajmet e mira per Conten? Sipas Corriere dello Sport, ato jane rikthimi i Lautaro Martinez dhe Kwadwo Asamoah.

E perditshmja italiane me pas e argumenton edhe pse i quan lajme te mira rikthimet e tyre: “Toro ka mbyllur pushimet e tij pas Kupes se Amerikes. Mbetet per te pare nese me 3-4 dite stervitje tranjeri i ri i Interit, Antonio Conte, do e hedhe menjehere ne fushe.”

“Gjithesesi nga burime shume afer Interit behet me dije se Conte mezi e ka pritur ardhjen e tij sepse e pelqen shume ate si lojtar.”

“Nese Lautaro Martinez nuk do te debutoje kete sezon ndaj Tottenham ne daten 4 gusht ne Londer, ai do te debutoje me pas ne daten 10 gusht ne Velencia pas rreth nje jave e gjysem pune, gjithmone nese cdo gje shkon mire.”

“Sot pritet edhe Asamoah te riktehhet dhe ai po vjen keshtu nga Kupa e Amerikes. Menjehere qe ne mengjes skuadra do te jete e plote ne Appiano ku do te jene prezent edhe blerjet e reja si Godin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.