
Corriere – De Boer, Champions ose mire u pafshim. Ne vendin e tij gati Simeone…
Objektivi i Interit eshte rikthimi ne Champions League. Ne rast deshtimi, mund te vije largimi i Frank De Boer: kete teori mbeshtet Corriere dello Sport.
“Nje prove tjeter qe nxjerr ne pah se ky raport dypalesh mund te shkeputet, eshte se kontrata e tij trevjecare prej 2 milione eurosh ne sezon ka nje klauzole zgjidhje kontrate ne favor te Interit per 1,3 milione eurosh ne rast se Interi do te largoje hollandezin.”
Me pak fjale, klubi zikalter ‘ka mare masat e nevojshme’ sipas Corriere dello Sport. E natyrisht, ja tek vjen lajmi i zakonshem dhe “hija e Simeones”. Corriere vazhdon te shpjegoje se Simeone sapo ka shkurtuar me dy vite kontraten e tij (nga 2020 ne 2018) kontraten e tij me Atletico Madrid dhe prej kohesh e ka deklararuar qe nje dite do donte te sterviste Interin. “Pervec kesaj, me dy finale edhe pse te humbura ne shpatulla, El Cholo ka nje profil prej Champions te kerkuar – nenvizon Corriere dello Sport – nga Suning. Pervec se ka nje raport mjaft te mire me Zanettin, ai gezon edhe mbeshtetjen e fuqishme te tifozeve te Interit. Por duhet bere kujdes sepse ne kete moment zevendes presidenti i Interit eshte shprehur qartazi ne mbeshtetje te hollandezit i cili eshte bere nje pike referimi per klubin tashme. Keshtu qe Zanetti nuk do te shtynte per ardhjen e Simeones por do te ishte dakort nese ky vendim vjen nga dikush tjeter.