Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere della Sera – Limitet nga UEFA? Inter ben te ditur se nuk do te ndryshojne strategjite e merkatos

Corriere della Sera – Limitet nga UEFA? Inter ben te ditur se nuk do te ndryshojne strategjite e merkatos
Bujar Berishaj

Strategjite e Interit ne merkato nuk pritet te ndryshojne.

Kete shkruan Corriere della Sera qe thote se nga klubi behet e ditur qe strategjite per merkaton nuk do te ndryshojne, pavaresisht rregullave dhe obligimeve te UEFA.

Interi duhet te sistemoj bilancin me plusvalenca brenda 30 qershorit por kjo nuk do te thote asgje. Keshtu Piero Ausilio i ka shfaqur homologut te tij Monchi interesimin zikalter per Radja Nainggolan edhe pse akoma nuk eshte formalizuar asnje oferte.

Roma, qe shume shpejt mund t’i thote lamtumire edhe Alisson qe mund te shkoj te Real Madrid, nuk duket se do te heq dore nga ato 40 milione qe kerkon. Te pakten per tani.

Per belgun me origjine indoneziane klubi nga kryeqyteti duket se ka gjetur zevendesuesin, behet fjale per Hakim Ziyech te Ajax qe do vinte menjehere ne Trigoria. Megjithate do te flitet ne korrik.

Ne anen tjeter Tottenham pretendon 30 milione euro per belgun tjeter Mousa Dembele.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.